MPJ të Rusisë, Turqisë dhe Iranit arritën marrëveshje për të gjitha çështjet kyçe për Sirinë

Ankara, 19 nëntor 2017 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të Rusisë, Iranit dhe Turqisë, Sergej Lavrov, Xhavat Zarif dhe Mevlut Çavushogllu, sot në Antali arritën marrëveshje për të gjitha çështjet kyçe, tha Lavrov pas përfundimit të takimit, kushtuar gjetjes së zgjidhjes për krizën në Siri.
"U tubuam që të diskutojmë për çështje konkrete për përgatitjen e samitit të presidentëve të tre vendeve, që do të mbahet në Soçi", deklaroi Lavrov.
Ai shtoi se "puna ishte shumë e dobishme" dhe se kanë arritur marrëveshje për të gjitha çështjet kyçe.
Para samitit në Soçi do të takohen edhe shefat e shtatëmadhorive të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, që të bisedojnë për hollësira për krizën në Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail