Mugabe nuk dha dorëheqje gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit

Harare, 19 nëntor 2017 (MIA) - Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe, nuk ka dhënë dorëheqje në orët e mbrëmjes gjatë fjalimit drejtuar në televizionin shtetëror, të cilën e kanë pritur shumica në këtë shtet.
Kjo nënkutpn se së shpejti kundër tij do të ngrihet procedurë për impiçment.
Mugabe në fjalimin e tij paralajmëroi se do të udhëheqë kongresin e partisë në pushtet ZANU-PF muajin e ardhshëm, edhe pse kjo parti e shkarkoi nga funksioni i liderit të vet disa orë para mbajtjes së fjalimit.
Mugabe ka qenë i rrethuar nga ushtarakët që kryen puçin dhe në fjalën e tij ka folur për gabime, arbitraritet dhe nevojën për të shmangur gjykimin dhe veprimin hakmarrës.
Lideri i veteranëve ushtarak, Kris Mucvangva theksoi se planifikon procedura për revokimin e Mugabes të fillojë sipas planit, pasi që ai nuk dha dorëheqje në fjalimin drejtuar kombit.
Mucvangva, menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Mugabes, deklaroi se të mërkurën populli do të dalë në rrugët në Harare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail