Putin: Është koha që të kalohet drejt procesit politik në Siri

Soçi, 21 nëntor 2017 (MIA) - Operacioni ushtarak në Siri afrohet drejt fundit të tij dhe tani duhet të kalohet drejt procesit politik në vend, deklaroi mbrëmë presidenti rus Vladimir Putin në Soçi në takim me kolegun e tij Bashar al Asad, i cili ndodhet për vizitë pune në Rusi.
"Mendoj se problemi me terrorizmin ka karakter global. Deri në fitore të plotë të terrorizmit, kuptohet, akoma jemi larg. Por, sa i përket punës sonë të përbashkët në luftën kundër terroristëve në territorin e Sirisë, ky operacion ushtarak në të vërtetë përfundon", deklaroi Putin.
Siç kumtoi Kremlini, ai ka shtuar se tani është më me rëndësi të kalohet drejt procesit politik dhe ta përshëndes gatishmërinë e Asadit që të punojë me të gjithë ata që dëshirojnë paqe dhe zgjidhje të krizës siriane.
"Në këtë periudhë janë arritur suksese të mëdha, si në fushëbetejë, ashtu edhe në planin politik. Shumë rajone të Sirisë janë liruar nga terroristët dhe në to kanë mundur të kthehen sirianë, të cilët më parë janë detyruar t'i braktisin", theksoi Asad, duke shtuar se ky operacion do të mundësojë të kalojë drejt zgjidhjes politike të krizës siriane.
Asad gjithashtu i ka thënë Putinit se konsideron në ndihmën e Rusisë për parandalimin e përzierjes së lojtarëve të jashtëm politik në procesin politikë në Siri.

Putin dhe Asad ia ka prezantuar udhëheqësinë e Ministrisë së Mbrojtjes edhe Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Rusisë, të cilat në Soçi mbajtën mbledhje kushtuar mbrojtjes.
Gjatë takimit të dy kryetarëve me udhëheqësinë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Rusisë, Putin ka përsëritur se së shpejti në Siri do të vendoset pika përfundimtare në luftën kundër terrorizmit. Putin ia ka prezantuar Asadit dhe "njerëzit që kanë luajtur rol kyç në shpëtimin e Sirisë", shton Kremlini.
Asadi e ka falenderuar ministrin rus së Mbrojtjes dhe shefin Shtatmadhorisë së forcave të armatosura ruse për luftën e tyre kundër terrorizmit në Siri dhe për viktimat, që i kanë dhënë në vend.
Takimi i Putinit me Asadin u mbajt në vigjilje të samitit të nesërm trepalësh për Sirinë mes liderëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë.
Kremlini informoi se Putin sot do të mbajë edhe konsultime telefonike për Sirinë me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp dhe me një numër të madh liderësh të vendeve të Lindjes së Afërt. Presidenti rus dje bisedoi edhe me Emirin e Katarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail