Mjeku amerikan pranoi se seksualisht ka ngacmuar më shumë se njëqind gra

Uashington, 24 nëntor 2017 (MIA) - Lari Nasar, mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës për femra të SHBA-së, i cili ngarkohet për 105 raste për ngacmim seksual të grave dhe vajzave, pas përgënjeshtrimit dhe heshtjes disamujore, u prononcua për fajtor në Gjykatën e Miçingenit, duke pohuar se pendohet për veprat.
Nasar është i akuzuar se seksualisht i ka ngacmuar vajzat derisa gjoja i ka kuruar në shtëpinë e tij apo në Klinikën e Universitetit "Miçigen Stejt", ku ishte i punësuar.
Aktgjykimi për Nasarin do të shqiptohet në janar, ndërsa është e mundur të marrë dënim me burg të paktën 40 vjet.
Ai u përball edhe me akuza të tjera, në mesin e të cilave edhe posedim të pornografisë së fëmijëve.
Gjykatësja Rozmari Akvilina e kritikoi Nasarin se ai e ka shfrytëzuar atë që i është dhënë besim në mënyrë më të tmerrshëm - të abuzojë fëmijë.
Viktimat janë të zemëruar jo vetëm me Nasarin, por edhe me personat të cilët e kanë mbrojtur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail