Tramp e informoi Abazin për qëllimin e zhvendosjes së ambasadave në Jerusalem

Uashington, 5 dhjetor 2017 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp e ka informuar në bisedë telefonike presidentin palestinez, Mahmud Abaz për qëllimet që ta zhvendosë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.
Abaz e ka paralajmëruar Trampin se një zgjidhje e tillë do të ketë pasoja të rrezikshme për procesin paqësor, për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në botë.
Në kumtesën e kryesisë palestineze nuk saktësohet nëse Tramp i ka thënë Abazit se kur do të zhvendoset ambasada.
Pritet që Tramp sot të ketë bisedë telefonike edhe me liderët e Izraelit dhe Jordanisë për çështjen e zhvendosjes së ambasadës si dhe për qëllimin që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Izraeli e pushtoi Jerusalemin lindor në Luftën gjashtëditore në vitin 1967 dhe më vonë e anektoi. Atë hap nuk e njohu asnjëherë komuniteti ndërkombëtar. Palestinezët kanë ndërmend që në atë pjesë të Jerusalemit të shpallin kryeqytetin e Palestinës së pavarur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail