Trampi sot do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Uashington, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot do të bëjë të ditur se e njeh Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit, informojnë përfaqësues të lartë të Administratës amerikane, të cilët kanë kërkuar që të mbeten anonim.
Tramp, gjithashtu do t'i urdhërojë Departamentit të Shtetit të përgatisë zhvendosje të Ambasadës së SHBA-së në Izrael nga Тel-Avivi në Jerusalem.
Ai nuk do të caktojë orar paraprakisht për zhvendosjen, e cila me siguri do të marrë "disa vite", pohojnë burimet anonime nga Administrata e SHBA-së.
Njohja e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit do të jetë njohje e "realitetit historik dhe modern", e jo deklaratë politike, kanë vlerësuar burime. Ata kanë shtuar se pothuajse të gjitha institucionet qeveritare izraelite dhe Kneseti janë në Jerusalem, e jo në Tel-Aviv, ku shtetet që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin kanë ambasada të tyre dhe përfaqësi diplomatike.
Siç njoftoi paraprakisht MIA, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abu Geit të hënën paralajmëroi se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Administratës së Trampit do ta nxitë fanatizmin dhe dhunën dhe nuk do të jetë në dobi të procesit paqësor midis izraelitëve dhe palestinezëve.

"Është dëshpëruese që disa përpiqen në realizimin e atij hapi, pa u marr parasysh rreziqet të cilat ai i paraqet për stabilitetin e Lindjes së Afërt dhe tërë botës", deklaroi në Kajro sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abdul Geit.
Edhe Jordani e paralajmëroi Trampin se çfarë pasoja të rrezikshme mund të shkaktojë një hap i tillë nga ana e tij.
"Vendimi i tillë do të shkaktojë urrejtje midis arabëve dhe myslimanëve, do ta rritë ngushtësinë dhe do t'i prishë përpjekjet për arritjen e paqes", ka shkruar në Tuiter ministri jordanez i Punëve të Jashtme Ajman Safadi.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Saeb Erekat gjithashtu paralajmëroi se njohja e Jeruslameit si kryeqytet i Izraelit, do të paraqet promovim të anarkisë ndërkombëtare.
Ai theksoi se "nëse Administrata amerikane vendos që të kundërshtohet ndaj detyrimeve të tij ndërkombëtare dhe politikës së jashtme historike, ashtu që do ta njeh Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, ajo jo vetëm që do ta promovojë anarkinë ndërkombëtare dhe mosrespektimin e institucioneve botërore dhe ligjet, por edhe do të skualifikohet nga çdo rol, në cilëndo nismë për arritje të paqes së drejtë dhe të përhershme.

Sekretari i përgjithshëm i PLO theksoi se Jerusalemi është "zemra shoqërore, politike, kulturore dhe ekonomike e Palestinës".
"Jerusalemi është gjithashtu edhe zemra e miliarda besimtarëve nga tre religjionet monoteiste, duke përfshirë edhe miliona krishterë dhe myslimanë arabë. Ai është zemra e botës arabe. Ai është simbol i rëndësishëm i fesë sonë dhe fati i tij është kyç për të gjitha orvatjet që çojnë drejt rajonit të qetë dhe stabil", potencoi Erekat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail