Trajnime ushtarake amerikano-koreanojugore afër kufirit me Korenë Veriore

Seul, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Bombarduesit strategjikë amerikanë B-1 Lanser sot morën pjesë në trajnimet ushtarake në Korenë Jugore ku bombarduan caqe të poligoneve ushtarake, qindra kilometra nga kufiri me Korenë Veriore.
SHBA-ja dhe Koreja Jugore, si dhe aleatët e saj të tjerë nga rajoni zbatojnë trajnime të mëdha ushtarake, qëllimi i të cilave është që të dërgojnë apel deri tek Koreja Veriore pas serisë të kanosjeve dhe provave raketore nga ana e autoriteteve në Phenian.
Gjatë trajnimeve ushtarake, bombarduesit amerikanë kanë qenë të shoqëruar nga gjuetarë të tipit F-22 Raprot, si dhe nga aeroplanë koreanojugorë luftarakë F-15 dhe F-16 dhe janë stërvitur përkrahjen e forcave këmbësorike në luftë.
Trajnimet ushtarake mbahen gjatë gjithë javës.
Koreja Veriore javën e kaluar lëshoi një raketë me rreze të madhe veprimi, për të cilin konfirmohet se mund ta godasë çdo objektiv të territorit në SHBA, duke përfshirë edhe kryeqytetin Uashington në bregun lindor. Koreja Veriore ka edhe arsenal të bombave atomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail