Hamas bëri thirrje në Intifadë të re kundër Izraelit

Gazë, 7 dhjetor 2017 (MIA) - Grupi palestinez Hamas bëri thirrje për kryengritje të re - Intifadë kundër Izraelit, pasi presidenti amerikan Donald Tramp e njohu Jerusalemin për kryeqytet izraelit.
"Duhet të dërgojmë thirrje dhe të punojmë në fillimin e Intifadës kundër armikut cionist", deklaroi në Gazë lideri i Hamasit, Ismail Hanija, i cili vendimin e Trampit e quajti "shpallje të luftës".
Sipas tij, ky vendim i ka vënë fund marrëveshjeve paqësore nga Oslo dhe "e ka varrosur procesin paqësor në Lindjen e Afërt".
"Deklarojmë se Jerusalemi është i pandarë, as Lindor, as Perëndimor, dhe do të vazhdojë të jetë kryeqytet i Palestinës, i tërë Palestinës", tha Hanija.
Palestinezët në Bregun Perëndimor sot mbajnë grevë në shenjë të protestës kundër vendimit të presidentit amerikan, për të cilin shkak janë mbyllur të gjitha qendrat tregtare, shkollat dhe institucionet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail