Rreziqet nga zhvendosja e Ambasadës të SHBA-së në Jerusalem

7 dhjetor 2017
Radio Evropa e Lirë -Pragë
Vendimi kontraverz i presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosja e Ambasadës së SHBA-së nga Tel-Avivi shkaktoi shqetësim në botë.
Ky vendim, sipas vlerësimeve, do të mund të shkaktojnë dhunë në Lindjen e Afërt.
Vendimi është në kundërshtim me politikën shumëvjeçare të SHBA-së se statusi i këtij qyteti duhet që të dakordohet midis Izraelit dhe palestinezëve.
Presidenti Tramp për këtë tashmë informoi në një bisedë telefonike liderët e Lindjes së Afërt, duke përfshirë edhe liderin palestinez Mahmud Abas.

Nga kabineti i Abasit, thonë se ky vendim paraqet një rrezik për procesin paqësor në Lindjen e Afërt.
"Nëse Ambasada Amerikane zhvendoset në Jerusalem, kjo do të jetë kundër të drejtës ndërkombëtare dhe e pa pranueshme nga ana jonë. Nëse kjo ndodh, gjërat do të vështirësohen. Kjo do të jetë pengesë për procesin paqësor dhe mundet që të jetë edhe fundi i procesit paqësor", thotë zëdhënësi Nabil Abu Rdaina.
Presidenti turk Rexhep Taip Edogan porositi: "Zoti Tramp, Jerusalemi është vijë e kuqe për myslimanët".
Jerusalemi konsiderohet si vend i shenjtë për tre besimet kryesore fetare, judaizmin, krishtërimin dhe islamin, ndërsa komuniteti ndërkombëtar për një kohë të gjatë e konsideron si neutral.

Kundërshtim për veprimin lidhur me Jerusalemin shprehën edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së. Antonio Guteresh, si dhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini.
Trampi gjithashtu, ballafaqohet me rezistencë edhe në korniza të Stejt Departamentit.
Sipas dy përfaqësuesve zyrtarë të SHBA-së që kërkuan të mbeten anonimë, të punësuarit druajnë se ky hap do të mund të shkaktojë dhunë të re kundër Izraelit dhe interesave amerikane në rajon.
Zyrtarë të lartë amerikanë deklaruan se zhvendosja e Ambasadës do të mund të shtyhet gjashtë muaj, por se procesi me siguri do të fillojë dhe mund të zgjatë tre deri në katër vjet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail