Guteresh: Irani i respekton obligimet nga marrëveshja bërthamore

Nju-Jork, 12 dhjetor 2017 (MIA) - Irani në tërësi e realizon marrëveshjen bërthamore nga viti 2015 për programin e tij bërthamor, thuhet në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, të dorëzuar deri te Këshilli i Sigurimit.
Në raport nuk ekziston përgjigjen në pyetjen se nëse kanë qenë iraniane raketat, e gjuajtura kundër Arabisë Saudite nga ana e kryengritësve huthi në Jemen.
"Ajo Marrëveshje është mënyra më e mirë që të sigurohet se programi bërthamor iranian është vetëm për qëllime paqësore. Refuzimi i paradokohshëm i presidentit të SHBA-së Donald Tramp të konfirmojë se Irani i respekton obligimet nga marrëveshja bërthamore, për fat të keq krijoi dyshim të konsiderueshëm për ardhmërinë e kësaj marrëveshjeje, të lidhur midis Iranit dhe gjashtë forcave të mëdha - SHBA, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania", thekson Guteresh.
Ai, gjithashtu, e theksoi angazhimin e deritanishëm të SHBA-së që të respektohet Marrëveshja.
Tramp ia transferoi përgjegjësinë Kongresit, i cili duhet të vendosë se nëse të vendosë sanksione kundër Iranit. Çdo imponim i sanksioneve do ta rrezikojë ardhmërinë e Marrëveshjes.
Në raport, Guteresh sërish shpreh pakënaqësinë që gjenerali iranian Gasem Sulejmani, komandant i forcave të Gardës revolucionare iraniane për operacione në shtetet e huaja, e shkel ndalesën e KB-së për lëvizje të lirshme dhe vazhdon të lëvizë në Irak dhe Siri.
Raporti, i cili do të shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit më 18 dhjetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail