Në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë dy palestinezë

Gazë, 12 dhjetor 2017 (MIA) - Izraeli sot ka kryer sulm ajror në Rripin e Gazës, në të cilin e kanë humbur jetën dy ekstremistë palestinezë të cilët kalonin me motor, lajmëruan mediat nga rajoni duke iu referuar pohimeve të popullatës lokale.
Armata izraelite ende nuk e ka komentuar këtë informacion.
Banorët e Rripit të Gazës të cilët ishin dëshmitarë të sulmit kanë thënë se viktimat ishin pjesëtarë të organizatës ekstremiste Xhihad islamik.
Siç transmetoi paraprakisht MIA, sistemi kundër-raketor izraelit kupola e hekurt dje ka kapur një raketë të gjuajtur nga Rripi i Gazës. Lansimi i raketës shkaktoi alarm në qytetin izraelit Hof Ashlelon, në afërsi të Rripit të Gazës.
Grupet e armatosura palestineze shpesh herë lansojnë raketa drejt qyteteve të afërta izraelite, të cilat armata izraelite tenton t'i rrëzojë me sistemin kundër-raketor Kupola e hekurt. Në këtë rast, raketa është goditur në mes të fluturimit dhe nuk ka të lënduar. Si përgjigje e lansimit të raketës, një tank izraelit ka granatuar pozitë të grupit palestinez Hamas në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Sulmi palestinez është përgjigje ndaj një sërë sulmesh ajrore izraelite dhe artilerike mbi caqet në Rripin e Gazës ku u shkatërrua edhe tuneli me të cilin palestinezët transferonin armë dhe luftëtarë në territorin izraelitë. Të dy palët shkëmbyen raketa dhe granata që nga e mërkura, kur presidenti i SHBA Donald Tramp vendosi ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e shtetit hebraik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail