Shtëpia e Bardhë: Shërbimet amerikane të Inteligjencës e kanë paralajmëruar Rusinë për sulm

Uashington, 18 dhjetor 2017 (MIA) - Agjencitë amerikane të inteligjencës në kohë e kanë paralajmëruar Rusinë për planifikim të një sulmi të madh terroristësh në Shën Peterburg, që i mundësoi Moskës të parandalojë sulm, në të cilin kanë mundur të vdesin "numër i madh i njerëzve", kumtoi Shtëpia e Bardhë.
"Presidenti rus Vladimir Putin e kërkoi presidentin Donald Tramp për ta falënderuar për paralajmërimin në kohë, të cilën shërbimet amerikane të inteligjencës ia kanë transmetuar Rusisë, ndërsa i cili ka të bëjë me planifikimin e një sulmi të madh terroristësh në Shën Peterburg", theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë u prononcua pasi që Kremlini kumtoi se presidenti rus në bisedë telefonike i është falënderuar Trampit për informacionin që ka ndihmuar për arrestimin e terroristëve, të cilët kanë planifikuar të kryejnë sulm me bombë në Katedralen e Kazanjit në Shën Peterburg dhe vende të tjera ku grumbullohen shumë njerëz në qytetin e dytë më të madh në Rusi.
Sipas Kremlinit, Putini e ka bindur presidentin e SHBA-së se "shërbimet ruse të sigurisë, nëse marrin informacione për kërcënime të mundshme terroriste ndaj SHBA-së dhe qytetarëve të saj, shpejt dhe pa kusht do ta ndajnë këtë me kolegët amerikanë përmes kanaleve partnere.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail