KS i KB-së do të bisedojë për shfuqizimin e vendimit të Trampit për Jerusalemin

Nju-Jork, 18 dhjetor 2017 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së KB-së nesër me siguri do të votojë për propozim-rezolutën, me të cilën do të insistojë se vendimet për statusin e Jerusalemit nuk kanë efekt juridik dhe duhet të shfuqizohen, deklaruan diplomatë anonimë.
Votimi pritet për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Në propozim-rezolutën, e cila është e përgatitur nga Egjipti dhe e shkruar një faqe, nuk përmenden as SHBA-ja, as Trampi.
Në këtë dokument, "konfirmohet se të gjitha vendimet dhe aksionet, qëllimi i të cilave është që të ndryshohet karakteri, statusi ose përbërja demografike e qytetit të shenjtë Jerusalem, nuk kanë efekt juridik, janë të pavlefshme dhe duhet të shkatërrohen në pajtim me rezolutat relevante të Këshillit të Sigurisë".
Gjithashtu, ftohet të gjitha vendet që të përmbahen nga formimi i misioneve diplomatike në Jerusalem, konform Rezolutës 478 të KS të KB-së. Propozimi ka mbështetje të gjerë, por me siguri SHBA-ja do të vendos veto.
Për miratimin e rezolutës nevojiten nëntë vota "pro" dhe të mos pranohet veto e asnjë nga pesë anëtaret e përhershme të KS të KB-së, respektivisht SHBA-ja, Franca, Britania, Rusia dhe Kina.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail