Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë globale prej 3,1 për qind në vitin 2018

Uashington, 10 janar 2018 (MIA) - Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë globale prej 3,1 për qind këtë vit, që është rezultati më i mirë i saj në shtatë vitet e fundit. Kjo theksohet në raportin e bankës të publikuar dje.
Banka e rriti për 0,3 për qind pikë parashikimin e vet për rritjen e ekonomisë globale në vitin 2018 në qershor.
"Rritja botërore është më e fuqishme se që e parashikuam", deklaroi Ajhan Kose, ekonomist në Bankën Botërore.
Ky vit ka "mundësi të mira" të bëhet viti i parë pas krizës financiare prej vitit 2008, në të cilin ekonomia botërore do të punojë pothuajse me fuqi të plotë, theksoi eksperti, autor kryesor i raportit gjashtëmujor për koniunkturën ekonomike botërore.
Për vitin 2019 Banka Botërore parashikon rritje stabile prej 3 për qind, ndërsa për vitin 2020 pritjet janë 2,9 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail