LOD 2018: Kler gruaja e parë pjesëmarrëse në Olimpiadë nga Madagaskari

Pjongçang, 7 shkurt 2018 (MIA) - Mialitiana Kler është gruaja e parë nga Madagaskari e cila do të shfaqet në një Olimpiadë Dimërore. Ajo në Lojërat në Pjongçang do të marrë pjesë në garat e disiplinave skiatore alpine.
Kler 16-vjeçare nuk është favorite për medalje, por për të vetëm pjesëmarrja në LOD është një lloj fitore duke pasure parasysh atë që është femra e parë nga shteti ishullor afrikan i Oqeanit Indian. Madagaskari debutimin në LOD e pati në vitin 2016 me alpinistin Methju Razanakolona.

"Ndihem krenare që jam gruaja e parë nga Madagaskari në Lojërat Olimpike Dimërore. Është e jashtëzakonshme ndjenja për të qenë këtu. U trajnova shumë në Francë dhe në vende të tjera evropiane. Para se të vij këtu, unë gjithashtu u trajnova me skiatorë belgë", deklaroi Kler.
Për dallim nga shumica e bashkëkombësve të saj, Kler është e njohur me borën dhe sportet e tjera dimërore. Por, në Pjongçang, ajo po përballet me temperaturat e ulëta ekstreme.
"Me të vërtetë është ftohtë, dhe unë po përpiqem të mësohem me këtë", tha skiatorja nga Madagaskari.
Në Olimpiadën e saj të parë e cila fillon të premten, Klerk tha se qëllimi i saj është t'i përmirësojë rezultatet e veta në çdo garë të ardhshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail