Forcat egjiptiane kanë vrarë 28 xhihadistë

Kajro, 12 shkurt 2018 (MIA) - Në operacion e madh antixhihadist të forcave egjiptiane të sigurisë, që filloi të premten, deri më tani janë vrarë 28 militantë, kumtoi sot Armata e Egjiptit.
Në kumtesë theksohet se gjatë operacionit, të quajtur "Sinaj 2018, i cili zbatohet në Gadishullin e Sinajit, në rajonin qendror të deltës së Nilit dhe në rajonin perëndimor shkretinor afër kufirit me Libinë, janë rrëmbyer edhe 126 xhihadistë.
Në operacion janë shkatërruar edhe disa automjete dhe strehime të xhihadistëve.
Siç lajmëroi AFP, armata egjiptiane e ka filluar operacionin në prag të zgjedhjeve presidenciale në muajin mars, në të cilat presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi, pret të rizgjidhet në funksion.

Xhihadistët lokalë, të lidhur me grupin Shteti Islamik (SHI) filluan me sulme ndaj forcave të sigurimit në Egjipt në vitin 2013, pas grusht shtetit, të kryesuar nga Sisi, me të cilin u ndërrua nga pushtetit presidenti islamik egjiptian Mohamed Morsi.
Nga prilli i vitit të kaluar autoritetet vendosën gjendje të jashtëzakonshme në Egjipt, pas dy sulmeve me bombë ndaj kishave koptike në Tanta dhe Aleksandri, ku e humbën jetën të paktën 46 persona. Pas kësaj, vijuan edhe disa sulme terroriste të xhihadistëve, ku sulmi më vdekjeprurës ndodhi në muajin nëntor, kur gjatë sulmit ndaj një xhamie e humbën jetën mbi 300 besimtarë myslimanë.
Pas sulmit, presidenti Sisi ju dha afat forcave të sigurimit prej tre muajve të përballen me luftëtarët xhihadistë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail