Gjashtë vende formuan "Koalicion global për lumturi"

Dubai, 13 shkurt 2018 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe, Kazakistani, Kostarika, Meksikoja, Portugalia dhe Sllovenia krijuan "Koalicion global për lumturi", u kumtua në Takimin e gjashtë qeveritar botëror të kreut të Dubait, kushtuar çështjeve për menaxhim shtetëror efektiv dhe vendosjen e teknologjive bashkëkohore në fusha të ndryshme të jetës.
Në Forumin prestigjioz marrin pjesë më shumë se 4.000 delegatë nga 140 vende, përfshirë edhe liderë të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të udhëheqësve të strukturave shkencoro-teknike udhëheqëse dhe të korporatave teknologjike nga mbarë bota.
Në ceremoninë me rastin e nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Koalicionit global për lumturi mori pjesë edhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe udhëheqësi i Emirateve të Dubait Muhamed ben Rashin Al Maktum, nën patronatin e të cilit mbahet Forumi. Dokumenti u nënshkrua nga ministrat e gjashtë vendeve.
"Bota ka nevojë për forma të reja të koalicioneve, të cilat do të punojnë për mirëqenien dhe lumturinë e popujve. ka ardhur koha të bashkohen përpjekjet e qeverive për formimin e qasjeve dhe mekanizmave të reja, të cilat do të lejojnë të arrihet lumturi për njerëzit dhe të përmirësohet cilësia e jetës së tyre", deklaroi Al Maktun.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail