Armata e Asadit dhe kurdët sirianë së bashku kundër ofensivës turke

Bejrut, 19 shkurt 2018 (MIA) - Autoritetet në Damask dhe forcat e kurdëve sirianë arritën marrëveshje që Armata e Sirisë të hyjë në rajonin Afrin që të ndihmojë në kundërshtimin e ofensivës turke, njoftoi këshilltari në administratën e zonave nën kontroll të kurdëve në Sirinë Veriore, Badran Xhija Kurd.
Sipas atij, forcat besnike të presidentit sirian Bashar Asad mund të hyjnë në këtë rajon gjatë dy ditëve të ardhshme.
Marrëveshja është tregues për situatën gjithnjë e më të komplikuar në Sirinë Veriore, ku forcat kurde, Qeveria siriane, grupet e kryengritësve, Turqia, SHBA-ja dhe Rusia janë të involvuar në rrjet të armiqësive dhe aleancave, komentojnë analistët.
Turqia nga 20 janari filloi ofensivë ajrore dhe tokësore në rajonin sirian Afrin, i cili është nën kontroll të luftëtarëve kurdë.
Ankaraja i llogarit Forcat për Mbrojtje të Popullit të kurdëve sirianë për degë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Siri. PKK-ja, e cila lufton për autonomi të kurdëve në territorin turk, ndodhet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, BE-së dhe SHBA-së.
Forcat për Mbrojtje të popullit, nga ana tjetër, kanë qenë një nga aleatët kryesor të SHBA-së në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (SHI), madje ofensiva turke shkaktoi tensione në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail