Kryengritje në një burg brazilian, gardianët për disa orë janë mbajtur peng

Rio de Zhanejro, 19 shkurt 2018 (MIA) - Në burgun Milton Dias Moreira në Rio de Zhanejro të burgosurit organizuan kryengritje dhe morën peng shtatë gardianë, kumtuan autoritetet braziliane.
Kriza e pengjeve zgjati disa orë.
Incidenti ndodhi pasi që presidenti brazilian, Mishel Temer kumtoi se kryesimin me Minsitrinë e Punëve të Brendshme në shetetin federal Rio de Zhanejro ia beson armatës.
Kryengritja shpërtheu dje në orët e pasdites sipas kohës lokale në burgun i cili ndodhet rreth 50 kilometra larg qendrës së Rio de Zhanejros. Shtatë mbikëqyrës janë mbajtur peng. Ata janë liruar në mesnatë sipas kohës lokale. Gjatë incidentit janë lënduar tre të burgosur.
Në burgun, i cili është paraparë për 900 të burgosur, dënimin e vuajnë mbi 2.000 persona.
Ky incident është i fundit në dhunën e vazhduar nëpër burgjet braziliane, për të cilat konsiderohet se janë nën kontroll të narko karteleve të fuqishme.
Aktivistët për të drejta të njeriut pohojnë se kushtet në burg janë si në mesjetë, se nuk ka mjaft ushqim dhe se qelitë janë aq të mbushura me të burogusr sa që nuk ka ku të shtrihen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail