Tërmet i ri i fuqishëm në Meksikë

Meksikë, 19 shkurt 2018 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit në mëngjes është regjistruar në rajonin e kryeqytetit meksikan Meksiko Siti.
Sipas Institutit gjeofozik amerikan, dridhja ka qenë dhjetë kilometra nën sipërfaqen e tokës, me epiqendër 43 kilometra në lindje të vendit Vahaka në shtetin federal Oahaka.
Dridhja ka shkaktuar shqetësim te popullata, të cilët në panik i kanë braktisur shtëpitë e tyre, por tani për tani nuk ka informata për viktima apo dëme materiale të shkaktuara.
Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm në Meksikë në 48 orët e fundit, pas dridhjes të së shtunës me intensitet prej 7,2 ballësh sipas shkallës së Rihterit, i cili ishte ndjerë në pjesët jugore dhe qendrore të vendit, duke e përfshirë edhe Meksiko Sitin.
Gjatë dridhjes që ndodhi në thellësi prej 24 kilometrash dhe me epiqendër 148 kilometra në jugperëndim të qytetit Oahaka, ishin dëmtuar të paktën 50 shtëpi dhe ishte shkaktuar ndërprerje në sistemin elektroenergjetik ku si pasojë miliona njerëz mbetën pa energji elektrike.
Gjithsej 369 persona humbën jetën në Meksikë më 19 shtator të vitit të kaluar gjatë tërmetit me intensitet prej 7,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit, ndërsa 12 ditë më parë jetët i humbën edhe 96 persona, kryesisht në shtetin Oahaka, gjatë dridhjes prej 8,2 ballësh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail