Forcat siriane u tërhoqën nga Afrini pas sulmit artilerik turk

Ankara/Damask, 20 shkurt 2018 (MIA) - Forcat ushtarake qeveritare siriane të cilat sot filluan të hyjnë në rajonin e qytetit Afrin, që është nën kontroll të Forcave për Mbrojtje të Popullit të kurdëve sirianë, u tërhoqën nga rajoni pas paralajmërimit të zjarrit artilerik të Armatës turke, lajmëroi Agjencia Anadollu.
Sipas burimit të njëjtë, forcat siriane kanë qenë në largësi prej 10 kilometrave nga Afrini, kur "kanë qenë të detyruar të tërhiqen".
Mediat shtetërore siriane e konfirmuan lajmin për sulmin artilerik turk, duke thejsuar se janë granatuar objekte banimi në Afrin në afërsi të vendit ku kanë arritur ushtarët e Armatës së Sirisë.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, në të cilët referohet DPA, të paktën pesë granata artilerike kanë rënë në një rrugë nëpër të cilën kanë kaluar forcat ushtarake siriane.


Paraprakisht televizioni shtetëror sirian emitoi incizim të një karvani të automjeteve ushtarake të pajisura me armë të rënda se si hyjnë në Afrin nga fshati i afërm Nubul, duke kaluar pranë barrikadave me shenja të forcave kurde. Në automjetet gjenden ushtarë në uniforma të maskuara të cilat mbajnë flamuj sirianë dhe brohorisin parulla për mbështetje të Qeverisë në Damask.
Turqia dje kërkoi nga Qeveria siriane të mos dërgojë forca të saj në Afrin derisa zgjat operacioni ushtarak turk kundër Forcave për Mbrojtjen e Popullit të quajtur "Dega e Ullirit", duke theksuar se "çdo ndërhyrje ushtarake në Siri me qëllim t'i mbrojnë forcat kurde do të ketë pasoja".
Mediet shtetërore siriane që dje publikuan se forcat qeveritare janë nisur drejt Afrinit, me qëllim që të ndalojnë ushtarët turk të ndërmarrin kontroll mbi qytetin.
Televizioni i grupit shiit libian Hezbollah, pjesëtarë të të cilëve luftojnë në anën e autoriteteve siriane në konfliktin në Siri, publikoi se ushtarët drejtë Afrinit janë nisur drejtë Alepos.
Këshilltari në Administratën e zonave nën kontroll të kurdëve në Sirinë veriore, Badran Xhia Kurd mbrëmë deklaroi se autoritetet në Damask dhe forcat e kurdëve sirianë kanë arritur marrëveshje që Armata në Siri të hyjë në rrethinën Afrin që të ndihmojë në kundërshtim të ofensivës turke "Dega e Ullirit".

Megjithatë, Forcat për Mbrojtje të Popullit në mëngjesin e sotëm përgënjeshtruan se kanë arritur marrëveshje të tillë me Damaskun. "Nuk ka marrëveshje. Pati vetëm thirrje nga ne deri te Armata siriane të vijë dhe t'i mbrojë kufijtë", deklaroi zëdhënësi i Forcave për Mbrojtje të Popullit, Nuri Muhamed.
Presidenti turk Rexhep taip Erdogan ndërkaq, sot se Turqia pret për disa ditë ushtarët e saj të fillojnë me rrethimin e qytetit.
Erdogan njëherit e kërcënoi Qeverinë siriane se do të ballafaqohet me pasoja, nëse shoqërohet me Forcat për Mbrojtje të Popullit kundër operacionit ushtarak turk në Siri, që filluan më 20 janar.
"Nëse regjimi sirian niset nëpër atë rrugë, atëherë do të ketë pasoja", theksoi Erdogan dhe paralajmëroi se ofensiva turke do të vazhdojë sipas asaj që është planifikuar.

Paralajmërimet nga ana e Erdoganit krijojnë mundësi për përleshje potenciale mes Turqisë dhe forcave siriane, të cilat kanë mbështetje nga Irani dhe Rusia.
Armata siriane nuk është e pranishme në Afrin nga viti 2012, kur u tërhoq nga pjesa më e madhe e Sirisë veriore. Kthimi i saj në enklavë, ku janë sistemuar njësitet e forcave rajonale dhe ndërkombëtare mund të komplikojë situatën dhe të sjellë deri në përleshje të padëshirueshme.
Ankaraja i konsideron Forcat për Mbrojtjen e Popullit të kurdëve sirianë si degë e Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Siri. PKK-ja e cila lufton për autonomi të kurdëve në territorin turk, ndodhet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, BE-së dhe SHBA-së.
Forcat për Mbrojtjen e Popullit, nga ana tjetër, kanë qenë një nga aleatët kryesorë të SHBA-së në luftën kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI), kështu që ofensiva turke shkaktoi tensione në raportet mes Ankarasë dhe Uashingtonit.

Analistët vlerësojnë se është e mundur që të arrihet marrëveshje që armata siriane të hyjë në Afrin, ndërsa pjesëtarët e Forcave për Mbrojtjen e Popullit të sistemohen më larg kufirit të Turqisë, që ishte një nga qëllimet e operacionit turk "Dega e Ullirit".
Ankaraja e filloi operacionin në Afrin pasi që mori leje nga Rusia, e cila e mbështet regjimin e presidentit sirian Asad. Për shkak të kësaj, përleshja eventuale mes armatës siriane dhe forcave turke do të mund të sjellë edhe deri në konflikt mes Rusisë dhe Turqisë.
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov sot vlerësoi se situata në Afrin mund të zgjidhet përmes dialogut të drejtpërdrejtë mes Damaskut dhe Ankarasë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail