Inteligjenca artificiale do të mund të bjerë në duar të gabuara, paralajmërojnë ekspertët

Paris, 21 shkurt 2018 (MIA) - Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale e rrit rrezikun për keqpërdorim të tij nga ana e shteteve, kriminelëve ose terroristëve për rrezikim të paqes botërore, vlerësohet në raportin e punuar nga 26 ekspertë për kibernetikë dhe kiber siguri.
Autorët e raportit, midis të cilëve edhe ekspertë nga Kembrixhi, Oksfordi, Jeili dhe organizata joqeveritare, u bëjnë thirrje qeverive dhe të gjithë palëve të interesuara që t'i pengojnë kanosjet lidhur me inteligjencën artificiale.
"Keqpërdorimi qëllimkeq i inteligjencës artificiale krijon kanosje të drejtpërdrejt për sigurinë digjitale, fizike dhe politike, për shkak se mundëson sulme të mëdha, saktë të orientuara dhe me efikasitet të lartë", thuhet në raport.
Autorët e studimit theksojnë skenare, të cilat sipas tyre, do të mund të bëhen reale në pesë vitet e ardhshme.
Sipas tyre, terroristë do të mund të kryejnë kiber sulme me të cilat do të ndërmerrnin kontroll mbi automjete autonome ose mbi dronë në përdorim komercial, me ç'rast do t'i shfrytëzonin si armë për sulm terrorist.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail