Në KB fillojnë negociatat për marrëveshje globale për emigrim

Nju Jork, 21 shkurt 2018 (MIA) - Vendet anëtarë të KB-së, me përjashtim të SHBA-së, sot do të fillojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes globale për emigrim, e cila duhet të nënshkruhet në dhjetor në Marok. Marrëveshja nuk do të jetë e detyrueshme.
Gjashtë raunde të bisedimeve do të miratohen deri në korrik, nga një në çdo muaj. Qëllimi është që të arrihet marrëveshje, e cila më pas zyrtarisht do të nënshkruhet në takimin e kreut në Marok më 10 dhe dhjetor, thonë diplomatë.
Qëllimi i iniciativës është që të përforcohet bashkëpunimi në fushën e emigrimit ndërkombëtar në të gjitha dimensionet e veta, thuhet në draft marrëveshjen.
Draft-marrëveshja, e cila i përngjan Marrëveshjes për Klimën në Paris, e respekton "sovranitetin e shteteve", njëkohësisht duke pranuar se "asnjë vend nuk mund të merret vetë me fenomenin e emigracionit".
"Me rëndësi thelbësore është që emigrimi ndërkombëtarë të na bashkojë, në vend që të na ndajë", është nënvizuar në draft- marrëveshjen.
SHBA-ja e cila ka marrëdhënie të tensionuara me Meksikën kur është në pyetje emigrimi, publikuan në fund të vitit 2017 se janë të përjashtuar nga marrëveshja për shkak të dispozitave, me të cilat e kundërshtojnë politikën e re të emigrimit të presidentit Donald Tramp.
Hungaria mendonte që ta ndjekë shembullin e SHBA-së, por u tërhoq, thonë burime diplomatike.
Në këtë draft-marrëveshje bëhet fjalë për "mirëkuptim reciprok" për fenomenin e emigracionit dhe për nevojën për të gjeneruar "përgjegjësi të përbashkët" dhe "qëndrime unike".
Në dokument ka 22 masa konkrete, si mbledhja e të dhënave për emigrantët, sigurim të dokumenteve për identifikimin e tyre, për të siguruar kujdes të veçantë për gratë dhe fëmijët, qasje në shërbimet sociale për emigrantët, si dhe masat kundër diskriminimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail