Stoltenberg: NATO nuk e shikon Rusisë si kanosje për anëtaret e saj

Uashington, 21 shkurt 2018 (MIA) - NATO nuk e shikon Rusinë si kanosje për cilëndo qoftë anëtare të Aleancës, thotë në intervistë për "Forin polisi" sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
"Nuk shohim kurrfarë kanosje nga Rusia ndaj cilësdo qoftë anëtare të NATO-s dhe për këtë arsye jam shumë i kujdesshëm sa i përket problemeve të spekulimeve për situata hipotetike. Atë që mund ta them është se nëse ndodh diçka e ngjashme në Krime ose Ukrainë, do të reagojë gjithë Aleanca, për shkak se NATO-ja është këtu që t'i mbrojë aleatët e saj nga çfarëdo lloj kanosje", thotë Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjen se çka do të bëjë NATO nëse Rusia "ia bën Baltikut atë që e bëri në Ukrainë".
Ai thotë se prezenca e NATO-s ka për qëllim që të pengojë, e jo të fillojë konflikt.
Sipas tij, NATO do të synojë drejt bashkëpunimit me Rusinë në rajonin e Arktikut.
"Shohim tension të rritur në Veri, por duhet të vazhdojmë drejt qetësimit të tensionit dhe bashkëpunimit, të cilën me dekada po e zhvillojmë me Rusinë. Madje edhe gjatë Luftës së Ftohtë ishim dëshmitarë të bashkëpunimit midis anëtareve të NATO-s dhe Bashkimit Sovjetik. Duhet të jemi të pranishëm, por në mënyrë mbrojtëse proporcionale", thotë Stoltenberg në intervistë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail