Në Afrin rreth 700.000 njerëz janë nën rrethimin e armatës turke

Londër, 13 mars 2018 (MIA) - Armata turke dhe aleatët e saj sirianë e okupuan qytetin sirian Afrin, 90 fshatra dhe një qytet në afërsi, kumtoi sot Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.
Paraprakisht, Ankaraja kumtoi se Afrini prej dje është nën rrethimin e armatës turke dhe aleatëve të saj.
"Dalja e vetme nga qyteti është cak i sulmeve të armatës turke dhe për këtë është e pashfrytëzueshme", deklaroi drejtori i organizatës joqeveritare me seli në Londër, Rami Abdulrahman.
Ai shtoi se nën rrethim janë rreth 700.000 njerëz.
Qyteti i Afrinit është caku kryesor i ofensivës të cilën Turqia e filloi më 20 janar kundër milicisë kurde dhe Njësiteve të tyre për mbrojtje të popullit. SHBA-ja e mbështet milicinë kurde në Siri, por Turqia i konsideron si terroristë, gjegjësisht për dorë të vazhduar të kryengritësve kurdë të cilët luftojnë në Turqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail