Tramp e ndërroi Tilersonin, Pompeo sekretar i ri i Shtetit (PLT)

Uashington, 13 mars 2018 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e ndërroi sot sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tilerson në momentin e negociatave të paralajmëruara me Korenë e Veriut.
"Majk Pompeo, drejtor i CIA-s, do të jetë sekretari ynë i ri i Shtetit. Prej tij presim punë fantastike. Xhina Haspel do të jetë drejtoreshë e re e CIA-s dhe gruaja e parë në këtë pozitë. Urime!", shkroi Tramp në "Tuiter".
Në krye të CIA-s është emëruar Xhina Haspel, zëvendësdrejtoreshë e deritanishme.
Sipas një përfaqësuesi anonim të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i SHBA-së dëshiron të ketë ekip të ri para negociatave të planifikuara me Korenë e Veriut dhe negociatave të ndryshme tregtare.
Tilerson, ish-drejtor ekzekutiv i Ekson Mobile e kreu funksionin e sekretarit shtetëror pak më shumë se një vit.
Drejtori i CIA-s Majk Pompeo me rastin e emërimit theksoi se është falënderues që presidenti Tramp i ka dhënë shans të shërbejë si drejtor i CIA-s dhe për mundësinë që të shërbejë si sekretar i Shtetit".
"Lidershipi i tij e bëri SHBA-në të sigurt dhe gëzohem që e prezantoj atë dhe popullin amerikan para gjithë botës. Puna me njerëz të mëdhenj në CIA të cilët janë nëpunës shtetërorë më të avancuar dhe më të talentuar me të cilët u takova, ishte një nder i madh në jetën time", shkroi Pompeo në kumtesë.
Xhina Haspel e cila është femra e parë e emëruar për drejtoreshë të re të CIA-s deklaroi:
"Pas 30 viteve punë në CIA, kam nderin që isha zëvendëse e Majk Pompeos në vitin paraprak. Jam mirënjohëse për mundësinë e dhënë nga presidenti Tramp dhe besimin që ai pati tek unë që të më zgjedhë për drejtoreshë të re të CIA-s".

Presidenti Tramp deklaroi se ai dhe Tilerson "kohë të gjatë kanë biseduar" dhe nuk janë dakorduar për çështje siç është marrëveshja me Iranin.
Një përfaqësues i lartë i Departamentit të Shtetit deklaroi se Tramp nuk i ka shpjeguar Tilersonit se pse është ndërruar.
Nënsekretari shtetëror për diplomaci publike, Stiv Goldstajn, thotë se Tilerson "ka pasur qëllim që të qëndrojë" në vendin e punës, për shkak se ka konsideruar se po përparon në sferën e sigurisë kombëtare.
Dy përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë pohojnë se Tilersonit i është thënë se që të premten se do të ndërrohet, por Goldstajn thotë se "Tilerson nuk ka folur me presidentin dhe nuk është njoftuar për arsyen për ndërrimin e tij", njoftojnë mediat amerikane.
Tilerson u kthye nga udhëtimi i shkurtër në Afrikë para publikimit të Trampit, në të cilin ai nuk dha shpjegim për vendimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail