E kaluara e zymtë e drejtoreshës së ardhshme të CIA-s

Uashington, 14 mars 2018 (MIA) - Nëse Senati i SHBA-së, e vërteton zgjedhjen e Xhina Haspel, ajo do të jetë gruaja e parë, e cila do të udhëheqë me Agjencinë Qendrore të Kundërzbulimit CIA) të SHBA-së.
Pasi që mbrëmë Trampi e shkarkoi sekretarin shtetëror Reks Tilerson, dhe në vend të tij e emëroi drejtorin e deritanishëm të CIA-s, Majk Pompeo, për trashëgimtare të tij e propozoi Haspel, zëvendësdrejtoreshën e deritanishme të Agjencisë.
Haspell është e njohur si drejtoreshë e burgut të fshehtë të CIA-s në Tajlandë, në të cilin të dyshuarit për terrorizëm ishin keqtrajtuar.
"Haspel, e cila ka përvojë të madhe në CIA jashtë vendit, e drejtonte këtë burg në një periudhë të shkurtë në vitin 2002, kur me simulimin teknik për ngulfatje janë keqtrajtuar Abu Zubajadah dhe Abd al Rahim al - Nashiri", deklaruan përfaqësues anonim të CIA-s.
Ata shtojnë se Haspel, gjithashtu, ka marrë pjesë edhe në prishjen e video incizimeve nga simulimi i dhënë të burgosurve. Për shkak të prishjes së incizimit ishte ngritur hetim nga ana e Ministrisë amerikane të Drejtësisë, që përfundoi pa ngritje të akuzës.
CIA për herë të fundit e përdori simulimin e ngulfatjes para më shumë se 10 viteve. Taktika e tillë e hulumtimit të të dyshuarve për terrorizëm ishte miratuar nga administrata e ish presidentit Xhorxh Bush i Riu.
Haspel punon në CIA nga viti 1985 dhe ka udhëhequr me shumë zyra jashtë vendit.
Senatori amerikan Xhon Mekejn deklaroi se " Haspel duhet ta sqarojë përzierjen në programin për hulumtim të CIA-s" para se Senati ta zgjedhë për drejtoreshë të Agjencisë.
Përfaqësues i organizatës Unioni amerikan për mbrojtje të lirive të qytetarëve, Krisofer Anders kërkoi nga CIA që të publikojë dokumente për aktivitetet e Haspelit lidhur me keqtrajtimin e të burgosurve, para se Senati të vendosë për funksionin e saj të ri.
" Xhina Haspel ishte personaliteti kryesor në një nga kapitujt më jolegalë dhe më të turpshëm të historisë moderne amerikane", theksoi Anderson.
Grupet për mbrojtje të të drejtave të njeriut reaguan ashpër edhe në shkurt të vitit të kaluar, kur Haspel ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë e CIA-s për shkak të aktiviteteve të saj në të kaluarën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail