Rusia, Turqia dhe Irani do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për shkatërrimin e SHI-së

Astana, 16 mars 2018 (MIA) - Rusia, Turqia dhe Irani do ta vazhdojnë bashkëpunimin për eliminimin e Shtetit Islamik dhe grupeve tjera terroriste, deklaruan pas takimit të sotëm për Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ministrat e punëve të jashtme të Rusisë, të Turqisë dhe të Iranit - tre vendet të cilat janë garanci e armëpushimit në Siri.
"E konfirmuam përcaktimin për ta vazhduar bashkëpunimin për eliminimin përfundimtar të SHI-së, Xhabhat al Nusra dhe të gjithë personave të tjerë, grupe dhe organizata lidhur me Al Kaedën dhe SHI-në, të cilët Këshilli i Sigurimit të KB-së i shpalli për organizata terroriste, si dhe për parandalimin e zhvendosjes së tyre në vende dhe rajone tjera", qëndron në kumtesën e përbashkët.
Në takimin në Astana, ministrat, Sergej Lavrov, Mevlud Çaushoglu dhe Mohamed Xhavad Zarif i shqyrtuan rezultatet nga puna e tyre në këtë format gjatë vitit të fundit me qëllim të zgjidhjes së krizës siriane.
Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti rus Vlladimir Putin e shpalli fitoren e fundit ndaj SHI-së në dy brigjet e lumit Eufrat në Siri, ndërsa më 11 dhjetor urdhëroi tërheqje të trupave ruse nga vendi. Tani në Siri ka vetëm tre batalione ruse të policisë ushtarake, Qendra ruse për pajtimin e vendeve dhe bazat në Hmejmim dhe Tartus.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail