"Mushkonja" izraelite vjedh të dhëna nga kompjuteri pa internet

Tel Aviv, 18 mars 2018 (MIA) - Shkencëtarët izraelitë të Universitetit Ben Gurion treguan se për të sulmuar një kompjuter dhe për vjedhjen e të dhënave nuk është e nevojshme ai të lidhet me internetin.
Ata zhvilluan një metodë të re të quajtur "air-gap" që mundëson këmbimin e të dhënave midis dy kompjuterëve të palidhur përmes altoparlantit dhe kufjeve.
Në kombinim me kodin e dëmshëm, me këtë metodë është e mundur që kufjet të shndërrohen në pajisje për përgjim, por edhe në pajisje për dërgimin e të dhënave madje edhe kur mikrofoni nuk është i kyçur në kompjuter.
Shkencëtarët izraelitë dëshmuan vitin e kaluar se është e mundur të grumbullohen audio incizime ndaj gjithçkaje që ndodh rreth kompjuterit përmes kufjeve të cilat kanë qenë të kyçura në atë kompjuter.
Ata kanë arritur përmes një përmbajtje të veçantë të dëmshme datotekat e vendosura në mënyrë lokale t'i shndërrojnë në audio incizime dhe më pas me ndihmën e "air-grap" dhe valëve ultrazë t'i transferojnë në një kompjuter tjetër në rreth prej një deri në nëntë metra. Projekti është quajtur Mosquito (mushkonja).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail