MIA Retro 7 Botë

12 mars
Prishtinë - Zgjidhja e kufirit me Malin e Zi e rëndësishme por vetëm Kosova mund të zgjedhë të ardhmen e saj, tha sot ndihmës-sekretari i shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Ues Miçel
Berlin - Shërbimi federal gjerman (BND) paralajmëron se e a.q. Ruta ballkanike për kontrabandim të refugjatëve nga Lindja e Afërt dhe Afrika sërish është hapur, njoftoi revista gjermane "Fokus".
Londër - Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi sot në Parlament se është "shumë e sigurt" që Rusia është përgjegjëse për helmimin e ish-spiunit rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij.Sipas saj, bëhet fjalë për një gaz nervor-paralizues me emrin "noviçok".
Londër - Qendra Siriane për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut pohon se në luftën në Siri, e cila ka filluar para shtatë viteve, janë vrarë rreth 511.000 njerëz. UNICEF-i thekson se vitin e kaluar në Siri janë vrarë 50 për qind më shumë se në krahasim me vitin 2016.
13 mars
Strasburg - Nuk ka data të sakta kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkangjiten drejtë BE-së, deklaroi Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker para Parlamentit Evropian në Strasburg. "Para dy jave e vizitova rajonin. U preka nga pasioni për BE-në. Kjo më solli besim të ri se ky rajon dramatik është aq i vendosur të ndryshojë tërësisht, ai duhet të jetë pjesë nga BE-ja. Dëshirojë besim të tillë të shoh edhe në 27-të vendet e BE-së", deklaroi Junker.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp e ndërroi sekretarin e Shtetit Reks Tilerson. Në vendin e Tilersonit është emëruar shefi i CIA-s, Majkëll Pompeo.Ndërrimi në ekipin e Trampit po ndodh para fillimit të negociatave me Korenë e Veriut. Në krye të CIA-s është emëruar Xhina Haspel, zëvendësdrejtoreshë e deritanishme.
14 mars
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp planifikon të vendosë dogana prej 60 miliardë dollarësh për importimin e mallit kinez. Siç transmetojnë mediat, plani i tij është fillimisht të orientohet drejtë teknologjisë, gjegjësisht IT sektorit.Në listë gjenden rreth 100 prodhime.
Londër - Qëllimi im është i thjeshtë, ndërsa nënkupton kuptim të plotë të universit, ashtu siç është dhe pse në përgjithësi ekziston, theksoi fizikani i njohur anglez dhe botëror Stiven Hoking, i cili sot ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare në shtëpinë e tij në Kembrixh.Profesor Hoking ishte më i njohur për studimit të vrimave të zeza për të cilat konfirmoi se me kalimin e kohës, humbin energji dhe zbehen, që më pas tërësisht të zhduken. Fenomeni i tillë është i njohur në shkencë si "Radiacioni i Hokingut".
Helsinki - Njerëzit që jetojnë në Finlandë janë më të lumtur, tregoi klasifikimi i fundit që Kombet e Bashkuara e bëjnë çdo vit në këtë temë. Norvegjia dhe Danimarka janë në vendin e dytë dhe të tretë në Raportin e pestë vjetor të KB-së për lumturinë në botë.
San-Francisko - Gjiganti TI Gugëll paralajmëroi se nga qershori i këtij viti do të ndalojë publikimin e përmbajtjeve të cilat janë në lidhje me kriptovalutat.
Uashington- Dhjetërа mijërа nxënës, studentë dhe punëtorë të përkushtuar në SHBA sot dolën nga shkollat në shenjë proteste, për shkak, siç thonë, mossuksesit të Kongresit për t'u përballuar me dhunën me armë nëpër shkolla. Protesta është menduar në atë mënyrë që ata t'i braktisin klasat për 17 minuta, nga një minutë për secilin të vrarë gjatë masakrës në muajin e kaluar në Florida.
Berlin - Dhoma e Poshtme e Parlamentit gjerman, Bundestagu sot e riemëroi lideren e Unionit Demokristian (CDU), Angela Merkel për kancelare të re të Gjermanisë, me mandatin e saj të katërt.
Londër - Kryeministrja britanike, Thereza Mej njoftoi sot ngrirjen e marrëdhënieve me Rusinë. "Rusia është fajtore për helmimin e ish-agjentit Sergej Skripal", deklaroi ajo në Kuvend.Londra zyrtare vendosi të dëbojë 23 diplomatë rus për shkak të skandalit me helmimin e Skripal.
15 mars
Lubjanë - Kryeministri slloven, Miro Cerar, mbrëmë vonë ka dhënë dorëheqje nga funksioni, vetëm disa orë pasi Gjykata supreme e Sllovenisë e anuloi referendumin në të cilin votuesit me shumicë të ngushtë e miratuan projektin për ndërtimin e hekurudhës në vlerë prej një miliardë euro dhe kërkoi mbajtje të plebishitit të ri.
Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vlerësoi se "ndërtimi i bazave amerikane në Siri" paralajmëron se është e mundur Luftë e tretë botërore.
Londër - SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë akuzuar Rusinë për sulmin ndaj ish-spiunit, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
Riad - Arabia Saudite do të zhvillojë bombë atomike nëse armiku i saj më i madh Irani e bën këtë, deklaroi trashëgimtari i fronit suadit Mohamed bin Salman.
16 mars
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp ka vendosur ta ndërrojë këshilltarin e tij për siguri kombëtare gjeneralin Herbert Mejmaster, pohon gazeta "Uashington post" duke u referuar në burimet e saj.
Londër - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot e ftoi Rusinë të bashkëpunojë për rastin në lidhje me helmimin e ish spiunit të dyfishtë rus Sergej Skripal, duke porositur se Aleanca nuk dëshiron Luftë të re të ftohtë.
Londër - Diplomatët rusë të cilët janë në listën për dëbim nga Britania e Madhe do të duhet ta braktisin këtë shtet më 20 mars, deklaroi ambasadori rus në Londër, Aleksandar Jakovenko.
17 mars
Sarajevë - Anëtari boshnjak i Presidencës së BeH, Bakir Izetbegoviq prej sot do ta ndërmarrë kryesimin me ekipin e trupit treanëtarësh.
Moskë - Ministria ruse e Punëve të Jashtme shpalli 23 diplomatë britanikë "persona non grata", të cilët do t'i dëbojë si kundërpërgjigje ndaj Britanisë, e cila e akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, ndaj ish-spiunit rus në Britani.
Sarajevë - Anëtari boshnjak i Presidencës së BeH, Bakir Izetbegoviq prej sot do ta ndërmarrë kryesimin me ekipin e trupit trianëtarësh.
Uashington - Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Xhef Seshëns e ka shkarkuar zëvendësdrejtorin e FBI-së Endrju Mekejb, i cili është kritikuar nga presidenti Donald Tramp se ka shfaqur "paragjykim" në hetimin në lidhje me raportet e fushatës së tij me Rusinë.
Pekin - Kongresi popullor mbarëkinez sot unanimisht e mbështeti rizgjedhjen e Si Xhiping për president të Kinës, ndërsa ai gjithashtu sërish është rizgjedhur edhe në detyrën kryetar i Këshillit qendror ushtarak.
18 mars
Bruksel - Mediat belge publikojnë se përveç firmës belge Veviba, edhe një firmë tjetër belge Valomel ka eksportuar mish të prishur në Kosovë. Bëhet fjalë për 20 tonë mis të ngrirë të viçit të kapur në kufirin shqiptaro kosovar në gusht të vitit 2017.
Londër- Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson deklaroi sot se Rusia ka grumbulluar rezerva nga agjensi nervor vdekjeprurës "Noviçok" që ka qenë i dobishëm për helmim të ish-agjentit të dyfishtë rus në Britani dhe se rusët hulumtojnë se si kjo armë mund të përdoret për vrasje.
Londër - Autoritetet britanike refuzuan ta miratojnë qasjen e diplomatëve rusë deri tek ish-spiuni rus, Sergej Skripal i cili u helmua në qytetin anglez Solsberi, ndërsa si elaborim Londra thekson se Skripal është shtetas britanik.
Pekin - Li Keçijang përsëri është zgjidhur në funksionin kryeministër i Kinës, në të cilin do të jetë edhe një mandat pesëvjeçar. Kongresi kombëtar popullor votoi për zgjedhjen e sërishme të Li me 2.964 vota ndërsa vetëm dy vota ishin kundër këtij vendimi.
Nju-Jork- Kompania për analizimin e të dhënave Kembrixh Analitika, ka grumbulluar informacione private prej mbi 50 milionë përdoruesve të Fejsbukut të cilat i ka shfrytëzuar për zhvillimin e teknikës për mbështetjen e fushatës zgjedhore të Donald Trampit në vitin 2016, publikuan Nju-Jork Tajms dhe Obzerver. Prokurorja shtetërore e Masaçusetsit, Mora Hill kumtoi se pas këtyre pohimeve është ngritur hetim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail