Rikonstruim i Qeverisë knineze

Pekin, 19 mars 2018 (MIA) - Kina sot kumtoi se ka kryer rikonstruktim të Qeverisë që është procedurë në çdo pesë vite, ndërsa këtë vit paraqitet në vazhdimësi për shkak të mbajtjes së disa funksionarëve kyçë, mes të cilëve edhe ministrin e Punëve të Jashtme Vang Ji.
Vang (64) i cili është i njohur në vendet e huaja, sepse merret me çështje siç janë Koreja Veriore dhe marrëdhëniet e Kinës me Amerikën, e mban kompetencën e tij, por në të njëjtën kohë është promovuar në këshilltar shtetëror. Me këtë funksion, ai bëhet funksionari më i lartë i politikës së jashtme në Qeveri.
Ministër i Mbrojtjes është gjenerali Vei Fenge (64) i cili është ushtar me përvojë nga viti 2012.
Vei vjen në vendin e gjeneralit Çang Vankuan, i cili e braktis funksionin për shkak të pleqërisë.
Emërimet për të cilat vendosi kreu i Partisë komuniste sot i miratoi Parlamenti, i cili deri nesër mban seancë plenare vjetore.
Kryeministri Li Keçijang (62) i cili është në funksion nga viti 2013, veçmë është konfirmuar pothuajse njëzëshëm, një ditë prejse Parlamenti e konfirmoi Ksi Xhinping për president të shtetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail