Në Arabinë Saudite po mbahet Forumi i parë ekonomik i grave

Riad, 19 mars 2018 (MIA) - Në Arabinë Saudite po mbahet Forumi i parë ekonomik i grave, që sot filloi në Riad.
Forumi dyditor i titulluar "Ejani të flasim për nesër" ka për qëllim që t'i promovojë ndryshimet pozitive, që t'i lehtësojë diskutimet dhe t'i nxisë partneritetet ndër-sektoriale.
Panelistët do të bisedojnë për transformimin ekonomik të Arabisë Saudite para një publiku të përbërë nga biznes liderë, kreatorë të politikave, sipërmarrës, organizata joqeveritare, artistë dhe të rinj.
Forumi vjen në kohë kur vendi po kalon nëpër diversifikim të shpejtë të ekonomisë dhe përforcim të mundësive për investim, thonë organizatorët.
Në Arabinë Saudite përmirësohet pozita e grave, për shkak se vendi po lëvizë përpara me dëshirën ambicioze që ta modernizojë dhe ta përforcojë rolin e grua në sferën politike, sociale dhe ekonomike, si dhe përfshirje në shkencë.
Trashëguesi i fronit Mohamed bin Salman, promovoi disa reforma, si për shembull, gratë të guxojnë të shikojnë sport, i ktheu koncertet muzikore dhe i hapi kinematë të cilat ishin të ndaluara më shumë se tre dekada.
Sipas organizatorëve të forumit, përfshirja e grave dhe të rinjve në rrjedhat ekonomike është me rëndësi kyçe për zhvillim të ekonomisë së qëndrueshme në Arabinë Saudite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail