Kryeministri kinez premtoi hapje më të madhe të ekonomisë kombëtare

Pekin, 20 mars 2018 (MIA) - Kina, edhe më shumë do ta zgjerojë ekonominë e saj kombëtare, paralajmëroi sot kryeministri kinez, Li Keçijang.
Ai precizoi se industria kombëtare do të hapet tërësisht për konkurrencën e huaj, me mbrojte më të mirë të pronësisë intelektuale.
"Kina asnjëherë nuk do të synojë drejt ekspansionit dhe hegjemonizimit në botë", theksoi Li në konferencën për shtyp me rastin e fundit të sesionit vjetor të Parlamentit kinez.
Sa i përket paralajmërimeve për rritjen e taksave doganore gjatë importimit në SHBA, Li potencoi se Pekini nuk dëshiron luftë tregtare me Uashingtonin. Ai thotë se Kina do të ndërmarrë masa për arritjen e lidhjeve tregtare më të balancuara me SHBA-në.
"Pekini nuk dëshiron deficit të madh amerikano-kinez", tha Li, duke shtuar se Kina shpreson se SHBA-ja do t'i pezullojë kufizimet eksportuese të Kinës dhe për teknologji të lartë.
Li, gjithashtu, paralajmëroi se Kina do të vazhdojë ta reduktojë bashkëveprimin midis borxhit dhe BPV-së dhe shtoi se vendi është i aftë t'i parashikojë rreziqet financiare.
"Bazat e ekonomisë kineze janë të shëndosha, ndërsa sistemi financiar është stabil", konstatoi Li.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail