Tramp e përgëzoi Putinin, është i mundur takim i liderëve

Moskë, 20 mars 2018 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot e përgëzoi Vlladimir Putinin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Rusi.
Temat në të cilat kanë biseduar në telefon Trampi dhe Putini ishin kontaktet e mëtejshme midis Rusisë dhe SHBA-së, përfshirë edhe takimin e dy liderëve, si dhe për gjendjen në Siri, në Ukrainë, dhe në Gadishullin Korean.
"Në përgjithësi, biseda ishte konstruktive dhe afarist, me fokus të tejkalimit të problemeve të cilat janë grumbulluar në marrëdhëniet ruso-amerikane. Të dyja palët janë dakorduar t'i zhvillojnë kontaktet dypalëshe, mes tjerash edhe në kontekst të ndërrimet në Stejt departamentin amerikan. Kujdes të veçantë ishte përkushtuar në çështjen për takimin eventual në nivel të lartë", thekson pres shërbimi i Kremlinit.
Në kumtesë theksohet edhe progresi dukshëm i shpejtë në zgjidhjen e krizës në Siri dhe në Ukrainë.
Putin i dhe Trampi janë dakorduar dhe duhet të shfrytëzohen vetëm mënyra të qeta për uljen e tensioneve në Gadishullin Korean.
Në bisedën telefonike gjithashtu ishte theksuar nevoja për koordinimin e përpjekjeve me qëllim që të përkufizohet rrota në armatimin dhe të sigurohet stabilitet strategjik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail