Tramp: Së shpejti do të takohem me Putinin

Uashington, 20 mars 2018 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot deklaroi se me kolegun rus Vladimir Putin ka biseduar për takimin eventual, në të cilin do të bisedojnë për kufizimin e garës për armatim.
"E urova për fitoren. Kishim bisedë shumë të mirë dhe mendoj se sipas gjitha gjasave do të takohemi së shpejti", deklaroi Tramp, duke iu përgjigjur pyetjes për bisedën e tij telefonike me Putinin.
Tramp theksoi se në takimin e mundshëm do të bisedohej për garën në armatim, për Ukrainën, për Sirinë dhe për Korenë Veriore.
"Mund të bisedojmë edhe për garën në armatim. Siç e dini, ai para pak kohësh deklaroi se kjo nuk është diçka e mirë", theksoi Tramp.
Paraprakisht, Kremlini kumtoi për bisedën telefonike mes Putinit dhe Trampit.
"Në përgjithësi, biseda ishte konstruktive dhe afariste, në fokusin e tejkalimit të problemeve të cilat janë grumbulluar në marrëdhëniet ruso-amerikane. Të dyja palët u pajtuan që t'i zhvillojnë kontaktet bilaterale, mes tjerash edhe në kontest të ndërrimeve në Departamentin amerikan të Shtetit. Rëndësi e posaçme iu kushtua çështjes për takimin eventual në nivel të lartë", bëri të ditur pres shërbimi i Kremlinit.
Në kumtesë potencohet edhe përparimi i shpejtë i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës në Siri dhe në Ukrainë.
Putini dhe Trampi u pajtuan edhe se duhet të shfrytëzohen vetëm mënyra paqësore për zvogëlimin e tensioneve në Gadishullin Korean.
"Të dy palët u shprehën të kënaqura për shkak të zvogëlimit të tensioneve në Gadishullin korean dhe e theksuan nevojën për përpjekjet në të ardhmen me qëllim të zgjidhjes së situatës me mjete paqësore, diplomatike", kumton Kremlini.
Në bisedën telefonike gjithashtu u potencua nevoja për koordinimin e përpjekjeve me qëllim që të kufizohet gara në armatim dhe të sigurohet stabilitet strategjik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail