Rivaliteti mes Iranit dhe Arabisë Saudite e ka rritur çmimin e naftës

Nju-Jork, 21 mars 2018 (MIA) - Çmimi i naftës në bursat botërore është rritur në 67,56 dollarë për barel brent naftë, që paraqet rritje prej 0,2 për qind.
Rritja e çmimit i detyrohet kërkesës, por edhe brengës se SHBA-ja mundet të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, me të cilin iranianëve u ishte lejuar lirë të shesin naftë në tregjet botërore. Rritja e çmimit është përputhur me vizitën e trashëgimtarit të fronit, princit Muhamed bin Salman, në Uashington, që i ringjalli druarjet se Arabia Saudite mund të kryejë presion ndaj SHBA-së që në afat të shkurtë të tërhiqen nga marrëveshja me Iranin. Vlerësohet se anulimi eventual i marrëveshjes do të sjellë deri te rënia e sasisë së naftës që ofrohet në bursat botërore nga 250.000 deri në 500.000 barelë në ditë.
Kërkesa e përforcuar e naftës në SHBA, e shkaktuar nga rritja solide ekonomike, gjithashtu kontribuon për rritje të çmimeve të naftës, por, nga SHBA-ja vjen edhe faktori udhëheqës, i cili e shtyp çmimin e naftës te poshtë - prodhimtarinë e rritur të naftës nga vendzbulimet amerikane në të cilat zbatohen teknologjitë inovative të nxjerrjes së naftës siç është thyerja hidraulike e shkëmbinjve. Prodhimtaria e naftës në SHBA u rrit për një të pestën nga mesi i vitit 2016 deri tani, dhe arrin 10,38 milionë barelë në ditë, më shumë se Arabia Saudite dhe afër deri te prodhimtaria ditore e Rusisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail