Në bregun australian dolën 150 balena

Sidnej , 23 mars 2018 (MIA) - Rreth 150 balena dolën në plazhin Hamilin Bej në Australi, 300 kilometra në jug të Pertit. Balenat, mëngjesin e hershëm sipas kohës lokale, i ka vërejtur një peshkatar dhe menjëherë i ka thirrë ekipet për shpëtim.

Sektori për parqe dhe faunë të egër në shtetin e Australisë Veriore lajmëroi se të punësuarit e tyre po bëjnë përpjekje që të shpëtojnë 15 balena, të cilat ende nuk kanë ngordhur. Në të njëjtën kohë, ata e paralajmëruan popullatën lokale se balenat që kanë dalë në plazh mund të tërheqin ajkulla, për të cilin shkak edhe gjiri është i mbyllur për opinion.
"Shumë balena kanë dalë në breg gjatë natës. Nuk mbijetuan", deklaroi Xheremi Çik nga Reparti për parqe dhe faunë të egër. Ai sqaroi se kolegët e tyre në një periudhë të caktuar kanë pritur forca shtesë dhe mjete përkatëse që t'i shpëtojnë gjitarët e mbijetuar.
"Era dhe shiu eventual do ta përcaktojnë momentin dhe vendin në të cilin do të përpiqemi t'i kthejmë në det, por është shumë e rëndësishme edhe forca dhe durimi i vetë kafshëve", thotë Çik.
Balenat oqeanike (Globicephala macrorhznchus), më të mëdha në familjen e delfinëve (Delphinindae) pas balenave - vrasëse, jetojnë në viset tropikale dhe ujërave subtropikale dhe shpesh notojnë në grupe, dhe kur dalin nga uji, atë e bëjnë në mënyrë masive. Shkaqet se pse ato dalin nga uji ende nuk dihen, edhe pse ekzistojnë shumë teori në atë temë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail