SHBA-ja mendon për përgjigje ushtarake multinacionale në Siri

Uashington, 10 prill 2018 (MIA) - SHBA-ja mendon për përgjigje ushtarake multinacionale për sulmin, i kryer me armë kimike, në qytetin sirian Duma, lajmëruan mediat amerikane, duke iu referuar funksionarëve të lartë në SHBA.
Ekspertët kanë përmendur disa objekte kyçe ushtarake, të cilat do të mund të jenë cak i sulmit të tillë.
Presidenti amerikan Donalld Tramp mbrëmë premtoi kundërpërgjigje të fortë dhe bëri të ditur se vendimin do ta sjellë së shpejti. Përfaqësues amerikan, të cilët kanë kërkuar të jenë anonim, nuk kanë dashur të zbulojnë plane konkrete, raporton BTA. Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit nuk i komentuan pohimet e tilla.
Ekspertët nga kjo lëmi për një pjesë të mediave amerikane bënë të ditur se Franca dhe eventualisht Britania e Madhe, por edhe disa aleatë amerikanë nga Lindja e Afërt do të mund të bëheshin partnerë të SHBA-së në përgjigjen eventuale ushtarake në Siri. Në shkurt, presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se Parisi do të sulmojë caqe në Siri nëse shteti e shkel marrëveshjen për ndalim të armëve kimike.
Kryesuesi i Këshillit për siguri të KB-së Gustavo Mesa-Kuadra deklaroi se KS-ja do të vazhdojë të punojë në propozim-rezolutën për shfrytëzimin e supozuar të armëve kimike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail