Siria çon botën në prag të një lufte të re

Shkup, 12 prill 2018 (MIA) - Gjithnjë e më e pasigurt po bëhet se nëse SHBA-ja me aksion ushtarak do t'i përgjigjet sulmit të dyshuar kimik të shtunën në qytetin sirian Duma.
Pasojat nga sulmi eventual amerikan mbi Sirinë mund të jenë katastrofike, për shkak se mund të përzihet edhe Rusia, e cila është aleate shumëvjeçare e presidentit sirian Bashar al Asad.
Uashingtoni për sulmin i akuzoi Rusinë dhe Sirinë. Qeveria siriane dhe Moska zyrtare përgënjeshtrojnë çfarëdo lloj përzierje në sulmin në Duma, me ç'rast jetën e humbën të paktën 70 persona, ndërsa rreth 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit.
Ndërsa vendet perëndimore po përgatiten t'i mbështesin SHBA-në, gjithnjë më në zë janë edhe paralajmërimet nga një pjesë e liderëve aktual dhe të mëparshëm botëror se një aksion ushtarak në Siri mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme, si për rajonin, ashtu edhe më gjerë.
SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca janë dakord se do të veprojnë me forca të përbashkëta dhe me siguri përgatiten për sulm. Kryeministrja britanike Tereza Mej është e gatshme të lejojë pjesëmarrjen e ushtrisë britanike në aksionin ushtarak.
Sipas mediave britanike, Mej ka urdhëruar që nëndetëse britanike të sistemohen ashtu që Siria të jetë në shënjestër të raketave dhe të përgatiten ta sulmojnë armatën siriane.
"Dejli mejl" duke iu referuar burimeve anonime në Qeverinë britanike, publikoi se Londra "bën gjithçka që nevojitet" që të ketë mundësi që të gjuajë raketa kryqëzuese "Tomahavk" nga nëndetëset drejt caqeve ushtarake në Siri.
"Përdorimi i armës kimike nuk mund të kalojë pa reagim", deklaroi dje Mej, duke theksuar se "është nisur nga ajo se për sulmin është përgjegjës regjimi sirian".
Presidenti francez Emanuel Makron theksoi se vendimin do ta sjellë ditëve të ardhshme, duke shtuar se Parisi është i përgatitur që të reagojë, nëse dëshmohet se është përdorur armë kimike në Duma.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis mbrëmë deklaroi se është i gatshëm t'i dorëzojë presidentit Tramp plan për aksionin ushtarak për Sirinë.
"Ende i analizojmë të dhënat e inteligjencës dhe të aleatëve tanë, ende jemi duke punuar për këtë. Jemi të gatshëm të sigurojmë mundësi ushtarake, nëse kjo është e pranueshme për presidentin nëse vendos për një hap të tillë", deklaroi Matis.
Qendra siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut dje publikoi se forcat proqeveritare në Siri tërhiqen nga aeroportet kryesore dhe bazat ajrore për shkak sulmeve eventuale ajrore nga ana e SHBA-së. Sipas "Nujork Tajms" aeroplanët ushtarakë sirianë janë zhvendosur në bazën ruse në afërsi të Latakisë, ndërsa janë dislokuar edhe forcat dhe pajisjet ruse.
Kompanitë ajrore tashmë janë duke i anuluar fluturimet mbi Siri.
Në Tuiter sot u publikua se fluturakja ushtarake amerikane e llojit "Boing E-4B Najtovaqç", i njohur si "Aeroplan i Gjykatës së temrshme", fluturoi nga baza ajrore Rajt Peterson në shtetin federal Ohajo.
"Boing E-4B Najtvoç", i cili e ka rolin e qendrës kombëtare ajrore operuese është quajtur "Aeroplan i Gjykatës të tmerrshme" sepse konsiderohet se ai do të shfrytëzohet në rast të konfliktit ushtarak bërthamore.
Ministria amerikane e mbrojtjes tani për tani as nuk konfirmoi e as nuk i përgënjeshtroi informacionet e tilla. Zëdhënësi i Pentagonit, Tom Kroson deklaroi se Ministria nuk publikon informacione shtesë lidhur me këtë pohim.
Gjithnjë e më të zëshme janë apelet për qetësim të tensioneve.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh deklaroi se druan që situata në Siri mund të dalë nga kontrolli.
"Shpreha pakënaqësi dje nga informacionet për përdorim të armëve kimike në Siri. Unë gjithashtu shumë me kujdes e ndjek situatën në Këshillin e Sigurimit të KB-së dhe më vjen keq që deri tani nuk është arritur dakordim për këtë çështje", theksoi Gutersh.
Ai shtoi se ka biseduar me përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme të KS për rreziqet nga situata aktuale.
"Theksova nevojën e shmangies që situata të dalë jashtë kontrollit. Të mos harrojmë, se në fund përpjekjet tona duhet të drejtohen ndaj ndërprerjes së vuajtjeve të tmerrshme të sirianëve", theksoi Guteresh.
Paraprakisht edhe ministri i mbrojtjes i Turqisë Nuretin Xhanikli paralajmëroi se konflikti potencial midis Rusisë dhe SHBA-së në Siri ka mundësi ta ndezë Lindjen e Mesme.
"Nëse ndodh sulm ndaj forcave (në Siri), të cilët janë të mbështetura nga Rusia apo nëse sulmohen forcat të cilat janë të mbështetura nga SHBA-ja, Rusia nuk do të mund të rrijë anash ose do ta humbë ndikimin e saj. Kështu mund të fillojnë përplasje serioze", deklaroi Xhanikli.
Ai shtoi se rreziku i tillë është i pranishëm për një kohë të gjatë.
"Vetëm një shkëndijë mund të ndezë gjithë rajonin dhe të hap derën e përplasjeve", theksoi Xhanikli, me çka i dërgoi apel Rusisë dhe SHBA-së të veprojnë të përmbajtur, ndërsa regjimi i Presidentit Bashar al Asad të ndalojë me mbështetjen e organizatave terroriste.
Pavarësisht paralajmërimeve dhe apeleve të mbizotërojë mendja e shëndoshë, flotat detare të Rusisë dhe SHBA-së tanimë janë të gatshme, sasia e armëve që mund të përdoret është e madhe.
Shkatërruesi amerikan "Donald Kuk", i cili është rreth 100 kilometra nga Tartusi, ku gjendet baza detare e Rusisë, është e pajisur me 50 raketa të lundrimit "Tomahavk". Drejtë Sirisë është dërguar dhe aeroplanmbajtësi "Hari S.Truman", ndërsa e shoqërojnë edhe anijet "Normandia" dhe katër shkatërruesit - "Arlej Burk", "Bulkelej", "Forest Sherman" dhe "Faragut". Flota amerikane është shoqëruar edhe nga fregata "Hesuen".
Nga ana tjetër në Detin Mesdhe gjendet grupi i anijeve luftarake të Rusisë, mes të cilëve dhe nëndetëse dizel, të armatosur me raketat "Kalibar". Në bazën Hmejmim janë stacionuar avionë gjujtës dhe bombarduesit, duke i përfshirë avionët më të rinj Су-57.
Rusia disponon edhe me "Bastione" komplekset e raketave bregdetare me raketat kundër-anijeve me saktësi të lartë "Jahont" dhe "Oniks". "Bastioni" mund të godasin anije në radius prej 350 kilometrash.
Njësitë ruse në Siri kanë edhe "Pancir-S1", sistemet raketore anti-ajrore vetëlëvizës, ndërsa baza ruse në Siri është e mbrojtur edhe me komplekset anti-ajrore të mbrojtjes S-400.
Nëse SHBA-ja e sulmon Sirinë para raportit të OPCV, Uashingtoni do të akuzohet se nuk i ka pritur rezultatet dhe se sulmi i dyshuar është vetëm një alibi për ndërhyrjen. SHBA-ja ende vetëm gojarisht i kërcënohet Sirisë, por nëse ndërmerr aksion, ai do të jetë opsion i dytë ndaj ushtrisë siriane.

Pas sulmit kimik në Han Shejkun në Siri në vitin 2017, Tramp urdhëroi sulme ndaj bazës siriane prej ku ishte kryer sulmi. Raketat u gjuajtën nga anijet ushtarake amerikane në Mesdhe, ndërkaq dëmtuan rrugë dhe hangarë, të cilët shpejtë u riparuan. Ai sulm ishte vlerësuar si simbolik, përderisa pas sulmit në Duma, Tramp, sipas të gjitha gjasave, do të detyrohet të tregohet si "lider i fuqishëm".
Caqe të mundshme të sulmit të dytë amerikan do të ishin bazat siriane dhe aviacioni ushtarak. Sulmin do të mund ta kryejë flota detare amerikane e stacionuar në Mesdheun Lindor. Aeroplanë ushtarakë ka edhe në Katar dhe në mbajtëset e aeroplanëve të sistemuara në Gjirin Persik, prej ku sulmohen pozitat e Shtetit islamik.
Por, do të mund të ishin problematike fluturimet mbi Irak dhe mbi Arabinë Saudite, kështu që si opsion përmenden raketat kryqëzuese. Nëse sulmeve u bashkëngjitet Britania e Madhe, sulmi mund të kryhet nga baza në Qipro.
Ndaj sulmit të tillë, është e mundur që Rusia t'i aktivizojë sistemet për mbrojtje kundërajrore S-400, të cilat janë të stacionuara në Siri tashmë mbi një vit. Armata ruse disa herë i kyçi sistemet, por deri më tani nuk i ka shfrytëzuar.
Armata siriane nuk do të mund t'i kundërpërgjigjet sulmit të SHBA-së, sepse forcat siriane janë të harxhuara në luftën shtatëvjeçare, ndërsa sistemet siriane për mbrojtje janë pjesërisht të shkatërruara gjatë sulmeve izraelite.
Çështje kyçe është edhe si do të reagonte Rusia, si aleate e Asadit ndaj sulmit të SHBA-së. Uashigntoni do të tentojë ta evitojë konfrontimin me Rusinë, që objektivisht është rrezik për fillim të luftës së tretë botërore, e ndoshta edhe sulm bërthamor.
Ndoshta Rusia nuk do të reagonte ndaj intervenimit amerikan, e ndoshta është e mundur ta aktivizojë sistemin kundërajror S-400 dhe të rrëzojë një apo disa aeroplanë amerikanë apo aleatë, e ndoshta edhe të fundosë anije nga e cila do të lansoheshin raketat kryqëzuese. SHBA-ja ndaj kësaj do të kundërpërgjigjej me bombardim të mbrojtjes kundërajrore, e edhe ndaj bazës Hmejmim apo bazës detare Tartus.
Gjatë një situate të tillë, potenciali për eskalim është mjaft i madh, ndërkaq në konflikt mund të kyçet edhe Izraeli, i cili prej moti kryen sulme në Siri me qëllim që ta parandalojë përforcimin e forcave iraniane dhe Hezbollahut libanez në kufirin e tij.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot bëri thirrje për aksion kundër Sirisë, për shkak të dyshimeve se forcat qeveritare siriane kanë kryer sulm me armë kimike në qytetin Duma.
"Ngjarjet e ditëve të fundit na mësojnë se lufta kundër së keqes dhe agresionit është mision, të cilin secila gjeneratë duhet ta ndërmarrë. I pamë fëmijët sirianë, të cilët u vranë me armë kimike. Zemrat na u copëtuan nga pamja e tmerrshme", deklaroi kryeministri izarelit në fjalimin me rastin e Ditës së përkujtimit të viktimave të Holokaustit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail