Mej-Tramp: Të parandalohet Qeveria siriane nga përdorimi i armëve kimike

Londër, 13 prill 2018 (MIA) - Kryeministrja britanike Tereza Mej dhe presidenti amerikan Donald Tramp në bisedën e mbrëmshme telefonike janë dakorduar se me rëndësi kyçe është të parandalohet Qeveria siriane edhe më tej të përdorë armë kimike, theksohet në kumtesën e Dauning strit 10.
"Mej dhe Tramp janë dakorduar të vazhdojnë ngushtë për përgjigjen ndërkombëtare të përdorimit të armëve kimike në Siri", theksohet në kumtesë.
Të dy liderët kanë biseduar pasi Qeveria britanike i dha "dritë të gjelbër" kryeministres t'i bashkëngjitet SHBA-së dhe Francës në planifikimin e operacionit ushtarak si përgjigje të sulmit të pretenduar kimik në Siri.
Seanca qeveritare ka zgjatur dy orë, në të cilën u mbështet plani i Mej për të punuar me dy aleatët në "koordinim të përgjigjes ndërkombëtare".
Por, Qeveria nuk saktëson kohë e as vëllim të aksionit.
"Kabineti është në harmonizim me nevojën që të ndërmerret aksion që të lehtësohen problemet humanitare dhe ta frenojë regjimin e Asadit nga përdorimi i mëtutjeshëm i armës kimike".
Opozita britanike kërkoi që për aksionin eventual ushtarak të votohet në Parlament. Kryeministrja nuk ka obligim ligjor ta bëjë këtë edhe pse është e zakonshme.
Edhe Trampi mbrëmë pati takim me ekipin e tij për siguri kombëtare, me rastin e gjendjes në Siri, që përfundoi pa vendim përfundimtar për sulmin eventual ushtarak.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, deklaroi se në takim "nuk është marrë vendim përfundimtar".
"Vazhdojmë t'i vlerësojmë informacionet e zbulimit dhe jemi të angazhuar në bisedimet me partnerët dhe aleatët tanë", theksoi Sanders.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail