Matis e akuzoi Sirinë se nuk i lëshon inspektorët e OPCV-së deri te lokacionet e sulmit të pretenduar kimik

Uashington, 19 prill 2018 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhim Maris e akuzoi Qeverinë siriane se po e shtyn hyrjen e inspektorëve të Organizatës për Ndalim të Armëve Kimike (OPCV) deri te lokacionet e sulmit të pretenduar kimik.
Ai shtoi se kjo është një strategji që është përdorë në të kaluarën.
"Plotësisht është e qartë se kjo vonesë e delegacionit është imponuar nga ana e regjimit, por gjithashtu jemi plotësisht të vetëdijshëm për atë si ata kanë vepruar në të kaluarën dhe askënd nuk kanë lëshuar në vende ku kanë përdorë armë kimike", tha Matis.
"Me fjalë të tjera, pauzë pas një sulmi të këtillë përdoret që të pastrohen faktet para se t'i lejohet ekipit hetimor qasje deri te lokacionet" shtoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail