Hulumtim: Amerikanët hedhin 150.000 tonë ushqim në ditë

Uashington, 19 prill 2018 (MIA) - Amerikanët hedhin pothuajse 150.000 tonë ushqim në ditë apo mbi 400 gramë për person, tregoi hulumtimi, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore "Plos Uan" (Plos One).
Ushqimi i hedhur është kultivuar në pothuajse shtatë për qind të tokës së punueshme në SHBA dhe për prodhimin e tij janë përdorur mijëra miliarda litra ujë. Ky ushqim, gjithashtu, bashkëvepron edhe me 30 për qind të kalorive ditore të secilit amerikan.
Më së shumti hidhen pemë dhe perime (39 për qind), më pas prodhime të qumështit (17 për qind), mish (14 për qind) dhe ushqim drithëror (12 për qind).
Mes prodhimeve të cilat më së shumti hidhen janë patatinat, vaji, ëmbëlsirat dhe pijet joalkoolike.
"Regjimet më cilësore të ushqimit përfshijnë sasi më të mëdha të pemëve dhe perimeve, të cilat hidhen më shumë se sa prodhimet e tjera", deklaroi bashkëautorja e studimit Meredit Nills, docente në Universitetin e Vermontit.
Sipas saj, "ushqimi i shëndetshëm është i rëndësishëm dhe sjellë shumë përfitime, por sa më shumë dikush i ndjekë këto regjime, aq më shumë duhet të kuptojë se ushqimi është konsumues".
Hulumtimi është bazuar në të dhëna nga Qeveria dhe anketa për hedhjen e ushqimit të zbatuar mes viteve 2007 dhe 2014.
Ushqimi i hedhur prodhohet me mbi 350.000 tonë pesticide dhe pothuajse mijëra tonë plehra çdo vit, qëndron në studim.
Mes zgjidhjeve të mundshme për këtë problem propozohet që konsumatorët të mësohen t'i ruajnë më mirë pemët dhe perimet e freskëta, ndërkaq përpjekjet për parandalim të hedhjes së ushqimit të përfshihen në programet qeveritare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail