Konsultime amerikano-ruse për përmirësim të marrëdhënieve bilaterale

Uashington, 20 prill 2018 (MIA) - Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Bolton para ambasadorit amerikan Anatolij Antonov theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve varet nga largimi i shqetësimit të Uashingtonit për intervenimin rus në zgjedhje, sulmin kimik në Britani të Madhe, si dhe nga situata në Ukrainë dhe Siri.
Këtë mbrëmë e kumtoi Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se ky është takimi i parë i Boltonit, i cili e mori funksionin paraprakisht këtë muaj, dhe ambasadorit rus Antonov.
Në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Bolton i ka thënë Antonovit se vendet e tyre kanë interes nga marrëdhëniet më të mira, por para kësaj duhet të zgjidhen problemet rreth intervenimit të dyshuar rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 dhe helmimit të ish-spiunit rus në Angli.
Moska i mohoi këto pohime.
Në kumtesën thuhet edhe se SHBA-ja është e shqetësuar edhe për shkak të situatës në Ukrainë, ku Rusia i mbështet separatistët edhe në Siri, ku me intervenim në luftën qytetare shtatëvjeçare "balanci i forcave është avancuar në dobi të regjimit në Damask".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail