Gjashtëmbëdhjetë vende me vendim për ndjekjen e korrupsionit në Venezuelë

Uashington, 20 prill 2018 (MIA) - Ministrat e Financave nga disa shtete të Amerikës Jugore, si dhe nga Evropa dhe SHBA-ja u dakorduan që të bashkëpunojnë për shkak të zbulimit dhe konfiskimit të të ardhurave nga korrupsioni i anëtarëve të elitës qeveritare në Venezuelë, njoftuan dy funksionarë lartë nga Ministria amerikane e Financave.
Mediat amerikane, duke iu referuar dy burimeve të cilët kanë kërkuar të mbeten anonim, theksojnë se marrëveshja është arritur në takimin në margjina të forumit pranveror të FMN-së në Uashington, në të cilin morën pjesë ministri amerikan i Financave, Stiven Mnuçin dhe përfaqësues të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Japonisë dhe shtetet udhëheqëse latino-amerikane.
Ata, gjithashtu, kanë biseduar edhe për mundësitë për sigurim të ndihmës urgjente humanitare dhe financiare për Venezuelën, duke përfshirë shlyerje të rëndësishme të borxhit të jashtëm në rast se regjimi i presidentit Nikolas Maduro zëvendësohet nga qeveria që vendet donatore do ta konsiderojnë për legjitime dhe të gatshme për reforma ekonomike.
Paraprakisht këtë javë, FMN publikoi parashikim se në vitin 2018 ekonomia e Venezuelës do të zvogëlohet për 15 për qind dhe do të hyjë në vitin e pestë të recesionit, e cila sipas vëllimit, tanimë e tejkaloi depresionin e madh në SHBA nga shekulli i kaluar. Inflacioni në Venezuelë pritet të arrijë pothuajse 14.000 për qind këtë vit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail