Sllovenia: Lidhja e Internetit bëhet e drejtë universale

Ljubljanë, 20 prill 2018 (MIA) - Çdo fshat në Slloveni do të marrë të drejtë për kyçje në internet të brezit të gjerë me shpejtësi minimale të transferimit të të dhënave nga 10 megabit (Mbit) në sekondë, ndërsa e drejta do të fillojë të realizohet nga fundi i muajit qershor, njoftoi Agjencia shtetërore sllovene për shërbime të telekomunikacionit.
E drejta për kyçje në internetin e brezit të gjerë për herë të parë do të renditet në listën e shërbimeve "universale" të komunikimit, të cilat duhet të jenë në dispozicion për të gjithë konsumatorët.
Me këtë, e drejta për kyçje në internetin e brezit të gjerë do të hyjë në pakon për të drejtat në shërbimet bazë të komunikimit, siç janë e drejta për kyçje në linjën telefonike fikse apo e drejta për kabinë telefonike në çdo lagje.
Vlerësohet se në Slloveni ka rreth 4.600 familje të cilat në bazë komerciale nuk mund të kenë akses në internetin e brezit të gjerë.
Sllovenia do të bëhet shteti i gjashtë në Evropë i cili të drejtën e internetit të brezit të gjerë e rendit në mesin e të drejtave universale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail