Pheniani nuk është i interesuar për takim me SHBA-në, nëse insistojnë për çarmatim të njëanshëm bërthamor

Seul, 16 maj 2018 (MIA) - Koreja e Veriut nuk është e interesuar për takim të nivelit të lartë me SHBA-në në qoftë se ata vazhdojnë të insistojnë që Pheniani në mënyrë të njëanshme të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, deklaroi zëvendësministri i parë i Punëve të Jashtme koreanoverior Kim Ge-guan.
"Ne nuk jemi të interesuar për negociata, në të cilat ne do të shtyhemi në një kënd dhe do të na kërkohet të heqim dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme. Nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse ta rishqyrtojmë çështjen e takimi të kryesisë me SHBA-në", tha diplomati koreanoverior.
Ai gjithashtu i kritikoi deklaratat e Uashingtonit se Koreja e Veriut duhet plotësisht të heq dorë jo vetëm nga programi bërthamor dhe raketat balistike, por edhe armët e saj biologjike dhe kimike.
Koreja e Veriut që dje kërcënoi me anulim të takim midis Presidentit të SHBA Donald Tramp dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un të planifikuar për më 12 qershor në Singapor, për shkak stërvitjeve të planifikuara ushtarakekoreanojugore-amerikane Për të njëjtat arsye, autoritetet e Phenianit i anuluan edhe për sot bisedimet e parashikuara të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të Koresë Veriore dhe Jugore.
Siç njoftoi agjencia koreanojugore Jonhap, Koreja Veriore vlerëson se stërvitjet ushtarake paraqesin provë për invazion të mundur ndaj vendit.
"Kjo stërvitje në Korenë e Jugut, synim i së cilës jemi ne, paraqet sfidë flagrante ndaj Deklaratës së Panmunxhom dhe provokim i qëllimshëm ushtarak të drejtuar kundër zhvillimit pozitiv politik në Gadishullin Korean", thuhet në reagimin e autoriteteve koreanoveriore.
Në tekst mëtej theksohet se SHBA-ja "duhet me kujdes të mendojë për fatin e Samitit të planifikuar mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së", duke e marrë parasysh "hapin provokativ ushtarak të organizuar bashkërisht nga autoritetet e koreanojugore".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail