Dy viktima në stuhi të fuqishme që e përfshiu SHBA-në, 600 mijë shtëpi pa energji elektrike

Uashington, 16 maj 2018 (MIA) - Një burrë dhe një vajzë 11 vjeçare pësuan në stuhinë e fuqishme që i përfshiu rajonet me popullsi të dendur në pjesën verilindore të SHBA-së. Ato pësuan kur disa pemë kanë rënë mbi automobilin e tyre në të cilin ishin, kumtuan mediat lokale.
Stuhia e fuqishme, e bashkangjitur me erë të fuqishme, reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshër shkaktoi probleme në komunikacion dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Shërbimi meteorologjik kombëtar dha paralajmërim për bubullima të fuqishme nga Merilend deri në Nju Hempshir. Janë pranuar mbi 50 paraqitje për breshër të fuqishëm në shumë qytete, mes të cilave Ohajo, Pensilvani, Nju-Jork dhe Konektikat, kumtoi shërbimi meteorologjik.
Në Saliven në pjesën veriore të shtetit Nju-Jork, është vërejtur tornado, por nuk ka pasur paraqitje të dëmeve. Më shumë se 600 mijë shtëpi në Nju-Jork, Nju-Xhersi, Konektikat, Pensilvania dhe Virxhinia dje pasdite mbetën pa energji elektrike.
Për shkak të pemëve të rrëzuara nga stuhia, është ndërprerë qarkullimi i të gjitha trenave në stacionin qendror në Nju-Jork.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail