Edhe Paraguai e zhvendosi Ambasadën e saj në Izrael në Jerusalem

Jerusalem, 21 maj 2018 (MIA) - Paraguai sot e zhvendosi Ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, me ç'rast u bë vendi i tretë i cili e ndërmerr këtë hap pas SHBA-së dhe Guatemalas.
Në ceremoninë e hapjes së Ambasadës së Paraguait në Jerusalem ndër të tjera, morën pjesë edhe presidenti i Paraguait, Orasio Kartes dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
SHBA-ja të hënën e kaluar e zhvendosi Ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa pas saj, të njëjtën e bëri edhe Guatemala.
Zhvendosja e Ambasadës amerikane shkaktoi protesta masive të palestinezëve në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Izraelit. Në përleshjet midis protestuesve dhe forcave izraelite gjatë protestave e humbën jetën pothuajse 60 persona, ndërsa rreth 2.700 mbetën të lënduar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail