Tramp refuzon të përdorë telefon të mbrojtur

Uashington, 22 maj 2018 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp përdor telefona celularë të cilët janë në pronë të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa nuk janë të pajisur me mbrojtje bashkëkohore, që është ndryshim i praktikës të paraardhësve të tij.
Portali "Politiko", duke iu referuar dy funksionarëve të lartë anonim nga administrata e Trampit, thekson se për shkak të kësaj presidenti amerikan i është ekspozuar rrezikut nga sulmet kibernetike dhe përgjimit.
Në tekst theksohet se Tramp përdor të paktën dy "Ajfon", prej të cilëve njërin e ka përdorur për thirrje, ndërsa tjetrin për Tuiter dhe për ndjekjen e faqeve.
Edhe pse bashkëpunëtorët e kanë bindur presidentin amerikan që të paktën një herë në muaj ta ndryshojë telefonin që e përdor për shkrimin e porosive në Tuiter, ai ka refuzuar me arsyetim se është "shumë e papërshtatshme".
Paraardhësi i Trampit, Barak Obama në çdo 30-të ditë i ka dorëzuar telefonat e dhënë nga Shtëpia e Bardhë, që t'i kontrollojnë ekspertë nëse ka pasur sulme kibernetike dhe përgjime.
Krahas kësaj, Tramp përdor telefona me kamerë dhe mikrofon, për dallim nga Obama, që rritet rreziku për sulme kibernetike. Në pajisjet e Trampit është ç'kyçur GPS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail