Palestinezët kërkojnë GJNP t'i hetojë "krimet" izraelite

Hagë, 22 maj 2018 (MIA) - Ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Rijad al Malki deklaroi se sot ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) të fillojë "hetim urgjent për krimet e kryera" nga Izraeli ndaj palestinezëve.
Për Izraelin kërkesa është jovalide në aspektin juridik.
Malki deklaroi se padia e dorëzuar ka për qëllim zbatimin e hetimit të "politikës izraelite në Bregun Perëndimor, Gazë dhe Jerusalemin Lindor për periudhën e bashkimit të Palestinës ndaj marrëveshjes për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në qershor të vitit 2014 e deri më tani".
Ai theksoi se palestinezët kërkojnë të hetohet politika izraelite për migrim dhe dhuna në Gazë, me ç'rast janë vrarë "gjithsej 100 palestinezë" gjatë protestave në kufi.
Malki e quajti kërkesën "test" të rëndësishëm për përgjegjësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Në kumtesën e Malkit thuhet se palestinezët "tashmë nuk janë të obliguar" nga marrëveshja me qeveritë amerikane paraprake të mos parashtrojnë padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Izraeli e vuri nën pikëpyetje validitetin e kërkesës palestineze në GJNP, Gjykata të hetojë raste të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Në kumtesën e Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme thuhet se kërkesa është juridikisht jovalide dhe se GJNP nuk ka kompetencë mbi çështjen izraelito-palestineze, pasi që Izraeli nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për njohjen e kompetencës së Gjykatës dhe për atë që autoritetet palestineze nuk janë shtet.
Në deklaratë thuhet se kërkesa është "absurde" dhe se akuzohen palestinezët se e kanë nxitur përplasjen dhe se kanë shfrytëzuar civilë si "mburojë të gjallë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail